Eмисия новини
от 18.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Bullgarët në Moldavi nuk e harrojnë atdheun, por ka ardhur koha që ai t'i dëgjojë

Автор:
БНР Новини
Mirëseardhje – momenti në hyrje të qytetit Taraklia

Politikanë, ushtarakë, shkencëtarë, shkrimtarë, piktorë... Kjo është vetëm një pjesë e bullgarëve besarabë, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre për zhvillimin e vendit tonë. Ndër ta janë rektori i parë i Universitetit të Sofjes – akademiku Aleksandër Todorov-Ballan, Kryeministri Aleksandër Malinov, gjeneralët Ivan Kolev dhe Danaill Nikollaev.

Ata kanë mbërritur nga rrethet e Slivenit, të Jambolit dhe të Varnës gjatë Luftës Ruso-Turke dhe sot sipas regjistrimit zyrtar janë rreth 100 000, por numri i tyre jozyrtar është rreth 300 000. Megjithëse shteti kujdeset për bashkësitë bullgare jashtë, ai sikurse nuk u kushton vëmendje të mjaftueshme problemeve të bashkatdhetarëve tanë në Moldavi.

Ja mendimi i ish-korrespondentit të Radios Kombëtare Bullgare për Rumaninë dhe Moldavinë Georgi Vasillski: “Problemet e bullgarëve në Moldavi mund të shqyrtohen nga disa aspekte. Po fillojmë me aspektin ekonomik. 4 mln veta janë me pagë mesatare rreth 240-250 dollarë në muaj, kurse çmimet janë si ato në Bullgari. Kjo situatë i detyron njerëzit për ta nxjerrë bukën e gojës jashtë shtetit. Nga pikëpamja kulturore mbijetesa e tyre është lidhur me kërkimin e rrënjave të tyre. Mirëpo, ka akoma një problem të madh dhe ai është se në Moldavi është vështirë të dëgjohet radio dhe televizion, përveç në internet. Kjo mund të ndryshohet me një dialog shumë aktiv midis dy vendeve, kështu qe programet kombëtare të Televizionit Kombëtar Bullgar dhe të Radios Kombëtare Bullgare të dëgjohen në viset, ku ka popullsi kompakte bullgare.”

Nxjerrja e pasaportës gjithashtu përbën një vështirësi të madhe për bullgarët atje për shkak të burokracisë këtu, te ne. Ne kemi interes për ta lehtësuar procedurën, sepse në këtë mënyrë humbasim jo vetëm njerëzit, të cilët e identifikojnë veten si bullgarë, por edhe të rinjtë, të cilët duan të bëjnë studime te ne, por nuk e kanë këtë mundësi.

Qyteti Taraklia është qendra e bashkësisë bullgare në Moldavi. Atje banojnë rreth 15 000 veta – kryesisht bullgarë. Një pjesë prej tyre nuk flasin në moldavisht, i respektojnë të gjitha ritualet bullgare dhe nuk hasen me probleme për shkak të kombësisë së tyre. Në Tarakli gjendet shkolla bullgare “Vasill Levski” dhe një universitet bullgar. Mjetet financiare për to, të cilat livrohen nga Bullgaria, derdhen në buxhetin e Ministrisë Moldaviane të Arsimit. Mirëpo, informacioni se çfarë ndodh me këto mjete atje humbet, ndërsa tek institucionet arsimore arrijnë jo më shumë se gjysma prej tyre.

Qendra e qytetit TarakliaKa akoma një problem, i cili i prek bashkësisë bullgare në rajon – ndarja e re territoriale e Moldavisë.

“Kjo ndarje e re territoriale përdoret kryesisht për qëllime elektorale, sepse atje demokracia është e një niveli më të ulët nga ai bullgar. Vetë provat për ndarje territoriale krijojnë rrezik për humbjen e identitetit bullgar të Taraklisë. Ne kemi një pozitë shumë të fuqishme, që duhet të shfrytëzojmë. Pushtetarët moldavianë gjithmonë pohojnë se janë për aderimin e vendit në BE, ose të paktën se janë pro kontakteve më të ngushta me shtetet – anëtare të Bashkimit. Ministria Bullgare e Punëve të Jashtme, ose disa organe të tjera të lidhura me politikën tonë të jashtme, duhet ta shtrojnë çështjen në mënyrë të tillë, kështu qe të garantohet tërësia territoriale e rajoneve bullgare në Moldavi. Në të njëjtën kohë shteti moldavian duhet ta ketë përkrahjen tonë.”

Kisha “Shën Gjergji Fitimtar”
Shteti ynë duhet të zërë një pozitë më kategorike edhe për shkak të asaj që ndodh me kryetarin e bashkisë së Taraklisë Sergej Filipov. Kundër tij ka filluar proces gjyqësor që në vitin 2014. Ai është akuzuar për abuzime me pushtetin për shkak të prerjes së disa pemëve të thara në parkun e qytetit. Ai është dënuar për të paguar rreth 7 500 euro për dëmet e shkaktuara dhe nuk e ka të drejtën e zënies së posteve shtetërore dhe bashkiake në vazhdim të dy viteve. Motivet për vendimin e gjykatës do të shpallen më 5 maj. Mirëpo, siç duket, procesi kundër tij është politik. Shkaku është se meqenëse ai punon në rajonin më të varfër të Moldavisë, ai ka arritur ta përmirësojë imazhin e Taraklisë. Njerëzit e vlerësojnë punën e tij dhe megjithë represionet dhe hetimin kundër tij, ai fitoi mandatin e dytë në zgjedhjet, që u zhvilluan vitin e kaluar. Ka akoma një shkak për të cilin pushteti nuk e pëlqen Filipovin. Ai, Presidentja e Gagauzisë Irina Vlah dhe disa politikanë moldavianë u kundërvihen atyre rretheve qeveritare, të cilat janë për aderimin e vendit me Rumaninë.

Përpjekjet e tyre në dobi të kauzës së përbashkët për ruajtjen e Moldavisë si një shtet sovran, i cili respekton autonominë e minoritetit bullgar dhe gagauz, i bëjnë njerëzit për t’i përkrahur Sergej Filipovin dhe Irina Vlahin. Dhe meqenëse Bullgaria është 1000 km larg, pozita e qartë bullgare në përkrahje të tyre do të ndihet edhe atje.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: taraclia.net

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна