Eмисия новини
от 15.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Këngë kushtuar luleve

Снимка: BGNES
Në lidhje me përvjetorin e saj të 80-të “RadioBullgaria” ju ofron që çdo muaj të votoni për muzikë nga Bullgaria. Ndër pjesëmarrësit që do të votojnë për këngën fituese do të zgjidhen me short tre veta, të cilat do të fitojnë CD me muzikën në gjininë përkatëse. Votimi do të jetë në e-mail-in e redaksisë: albanian@bnr.bg. Rezultatet do të shpallen në datën 15 të çdo muaji.

Vazhdojmë me propozimet e reja të Zdravko Petrovit – tre këngë kushtuar luleve.

Festa e luleve” është njëra prej këngëve të para të grupit “Shturcite”, të cilën e kanë incizuar në vitin e largët 1967 për Festivalin e IX të Rinisë që do të zhvillohej vitin tjetër në Sofje. Muzika është e Atanas Bojaxhievit – njeri prej kompozitorëve tanë të parë në gjininë e muzikës së lehtë, mbrojtës i pamjes së saj kombëtare, duke futur në këngët e tij intonacione të folklorit bullgar. Ai në vitet 60-70 ka bashkëpunim aktiv krijues me grupin.

Manushaqe” është njëra prej këngëve më të bukura bullgare, kompozim i Aleksandër Rajçevit, me tekst të poetit të madh bullgar Pejo Javorov. Është incizuar në vitin 1980 nga Kamelija Todorova. E shkruar në stilistikën e këngës artistike, me një strukturë të zgjeruar, kënga “Manushaqe” ka një prani ilustrative, të ndikuar nga përmbajtja e tekstit.

Netët me jargavanë” është këngë emblematike e grupit “Tonika SV” nga seria “Këngë kushtuar  luleve”. Është krijuar në vitin 1985 nga Aleksandër Josifovi posaçërisht për grupin dhe më në veçanti për Ralica Angelovën, e cila pas largimit të Vanja Kostovës nga grupi, ka shfaqje me të suksesshme si soliste e kolektivit.

Kënga “Maro Marodijo” e kryesoi klasifikimin për temë të preferuar folklorike të dëgjuesve të Radio Bullgarisë. Me short u zgjodhën tre dëgjues të cilët do të marrin dhuratë – CD e fundit me prodhimin muzikor të BNR: Sergej Elkin (Rusi), Verner Hoffmann (Gjermani) dhe Midorag Ristic (Serbi). Ata do të marrin albumin e fundit të Vasill Petrovit.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени