Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Çaji i malit të Pirinit – një prej bimëve me veti më kuruese në Bullgari, del në tregjet ndërkombëtare

Автор:
БНР Новини

Para 9 vjetësh Stefan Spasovi, bashkë me të afërmit e tij krijoi një plantacion për rritjen e çajit të Pirinit. Ai gjendet në Bullgarinë Jugperëndimore, në afërsi të arealit natyror të përhapjes së kësaj specie në malin Pirin, afër fshatit Novo Leski, në rrëzat e majës “Sveti duh”, në lartësi rreth 1200 m mbi niveli  e detit. Bima është endemit ballkanik dhe ka edhe tre emërtime të tjera që lidhen me rajonin kur rritet – mursallski, nga lokaliteti Mursalica në malet e Rodopeve, alibostushki nga  lokaliteti Alibotush në Pirinin  Jugor dhe sharplaninski, nga mali Shar në Maqedoni. Dimë se është përhapur edhe në Shqipëri nën emrin  - çaj mali,  dhe rritet kryesisht në malin e Gramosit.

Снимка

Pas studimeve të thelluara në Bullgari dhe jashtë shtetit u konstatua, se kjo bimë mjekësore është me strukturë unike dhe përmban 19  mikroelemente me rëndësi vendimtare për organizimin e njeriut si selen, zink, bakër dhe substanca biologjike aktive që ruajnë shëndetin si flavonoide, terpenoide, vajra eterike etj. Pikërisht kjo e shtyri Stefanin dhe familjen e tij të merren me rritjen e popullarizimin e çajit.

Çaji rritet në lartësi 1200-2000 m mbi nivelin e detit.  Struktura e tij ka fibra që e bëjnë shumë rezistent ndaj ndryshimeve në amplitudat e temperaturës – nga ato nën zero gjatë natës deri në temperaturat e larta gjatë ditës. Ai është imunostimulator  i fuqishëm dhe e forcon organizimin në luftën kundër viruseve  dhe baktereve. Analizat laboratorike tregojnë, se çaji ngadalëson plakjen e qelizave, u  jep energji, përmirëson aftësitë fizike dhe mendore për punë, lufton sëmundjet e mëlçisë, ka ndikim të mirë mbi sistemin e jashtëqitjes, është i mirë për sistemin e frymëmarrjes. Në krahinën e Pirinit prej kohe ai përdoret kundër astmës, bronkitit dhe kollës. Prej disa vjetësh dërgojmë kampione në një  laborator në Gjermani, i cili punon për njërën prej kompanive më të mëdha që merret me farmaceutikë dhe bime medicinale. Atje gjithashtu konstatuan, se çaji është imunostimulator i fuqishëm, i cili pengon formimin e qelizave tumorale dhe përmirëson kujtesën. Aktualisht ka patenta të gatshme për aplikimin e tij në farmaceutikë nën formën e tinkturës.

Снимка

Çaji i Pirinit përdoret edhe si mjet antiinflamator dhe stimulon tretjen, është i njohur dhe si afrodiziak. Ndihmon në probleme me veshkat, stimulon metabolizmin energjetik. Sot plantacioni i Stefan zë 8 dynymë. Ai thotë se mbjellja e çajit është e vështirë, sepse gjithçka bëhet me dorë. Terreni nuk lejon përdorimin e makinave. Por sipas tij, shumë shpejtë ai do të përhapet në Gjermani, shpresat e Stefanit janë se çaji të bëhet produkt tradicional për tryezën gjermane. Po zhvillohen bisedime edhe me Japoninë.

Aktualisht Ministria e Bujqësisë ka marrëveshje me një sërë dyqanesh në Gjermani, të cilat të organizojnë “Javë të produkteve bullgare”. Shpreson, se produkti i tij do të ketë vend në pavijonin  bullgar aty.

Foto: BTA
Pjesë prej plantacionit është  e certifikuar si produkt bio. Kjo do të thotë, se në prodhimin e tij nuk përdoren plehra artificiale dhe kimikate të rrezikshme. Rregullisht merren kampione të bimëve dhe të dheut.

Ja dhe receta e përgatitjes së çajit: 3-4 kërcell të çajit të malit mbulohen me një litër ujë deri sa të ziejë dhe lihet i mbuluar për rreth 10-15 minuta. Pihet  gjatë gjithë ditës,pihet edhe i ftohtë.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Fotografitë janë ofruar nga Stefan Spasov
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна