Eмисия новини
от 09.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Hristo Iliev për artin të fluturosh me dy rrota

Автор:
БНР Новини
Truket me biçikletë Hristoja i zbulon për veten e vet, kur është në moshën 14 vjeçe. Dhe sa më shumë merret , kaq më shumë shtohet dhe pasioni i tij derisa në një moment e kupton se kjo do të jetë mënyra e tij e jetesës. Pyetjes time se çfarë e shtyn që të pasionohet kaq fort ndaj këtij sporti ai ju përgjigj kështu:

Faktorë të shumtë, duke filluar nga vet ndjenja, kur je në biçikletë dhe bën gjëra, të cilat jo që të gjithë njerëzit mund ti bëjnë dhe të cilët të kushtojnë shumë punë. Gjëja tjetër e cila më tërheq, është rrethana dhe shoqëria e cila merret me sporte ekstreme. Ajo është shumë e bashkuar dhe ti e ndien veten shumë në vend.”

Снимка

Sot Hristoja është 20 vjeç dhe fiton simpatitë jo vetëm me buzëqeshjen e tij me gjithë shpirt por dhe me bukurin e tij të paketuar tërheqëse, por dhe sepse është hiksari më i mirë në Bullgari me dekorata të shumta nga vendi dhe nga jashtë-nga Urban Kings dhe Etnies session në Sofje, Fun City Fest i Varnës, Ballkan bike fest në Shkup, Winner of Belgrade e të tjera. Numri i maniakëve si ai në vend rritet vazhdimisht. “Më gëzon shumë fakti se gjithnjë e më shumë të rinj ndizen pas këtij sporti, dhe po kështu dhe njerëz në një moshë më të madhe-mbi 25 vjeç”, tregon Hristoja. Por si tërësi në Bullgari nuk ka kushte të mira për praktikumin e BMX(Bicycle Moto Cross), ose motokros me biçikleta. Prandaj ata stërviten:

Kudo. Mjerisht nuk kemi një vend të formuar. Në vende të tjera ka vende të posaçme me pajisje, të cilat ndihmojnë për mësimin e parrezikshëm të gjërave të reja. Në Sofje ka vetëm një vend, i cili është bë qytetin e Studentëve. Por ai prej viteve është i administruar shumë keq, pavarësisht se mund të hysh kundrejt një pagese dhe pothuajse asnjë nuk shkon aty. Si parim në çdo një qytet ka nga një bajk park, por kushtet nuk janë shumë të mira. Pak, sa për të thënë se bëjnë diçka për ne”, tregon Hristoja.

Снимка

Prandaj vendi në të cilin më shpesh mund të shikoni motoçiklistët e kryeqytetit është kopshti përpara Pallatit Kombëtar të Kulturës dhe më në veçanti nëpër shkallët me pajisje për kalimin e karrocave për fëmijë rreth burimeve. E shikoj Icon si kalon përmes shtresës prej mermeri, kurse dy gomat e tij kthehen në krahë-një pjesë nga figura e tij. Sedija e tij është e ulur në maksimum. Thotë se kjo lejon që të bëhen struke me kthime mbi rampë. Kur rastis që të bjerë, e bën butë. Sqaron se, do një i cili merret me sporte ekstreme , me kalimin e kohës mësohet të bjerë në mënyrë më të parrezikshme: E godet, e godet veten, derisa në një moment e kupton se përse rastis kjo dhe nuk e bën më. Unë si më i vogël jam stërvitur në sambo, ku ka shumë hedhje dhe mënyra të posaçme për zbutjen e rënies. Mbase dhe që aty kam marrë diçka, sqaron Hristoja. Dhe prapë së prapi pyes sesi sillen prindërit e tij ndaj pasionit të tij?

Në fillim kishin shumë frikë. Por e panë se ky sport më ecën dhe më ndihmon si tërësi në jetë, sepse të mëson në shumë gjëra-të një këmbëngulje, miqësi, llogaritje të gjërave. Dhe filluan ta pëlqejnë. Gëzohen se merrem me diçka. Pikërisht në moshën adoleshente nga 14 deri më 18 vjeç, që është një moshë mjaft kritike unë e kalova i pasionuar pas biçikletave dhe në mënyrë mjaft të lumtur lëshova aspekte të shumta nga jeta si dehjet shkollore dhe argëtimet e pakontrolluara të natës”, është tepër i çiltër djaloshi.

Снимка

Kur shikoj figurat e ndërlikuara të cilat i bën në ajër, pa dashur kam frikë. Mos vallë këtu fshihet dridhma-të rrezikosh?

Jo unë nuk jam tip, i cili pëlqen të bëj gjëra, në të cilat nuk je i sigurt. Zakonisht pres, derisa të llogaris se kam aftësitë ta bëj pa probleme, të paktën 99%, me qenë se asnjëherë nuk ka një garanci 100%. Dhe atëherë provoj. Por ka njerëz, më në veçanti në sportet ekstreme, të cilët merren me të pikërisht për shkak të kësaj dridhme, pa e ditur nëse kjo do të rastis ose do të thyejnë kokën. Duket se tek të gjithë është e kundërt.”

Снимка

Tregon se u është shumë mirënjohës çiklistëve nga brezi më i vjetër, të cilët kanë filluar gjatë viteve 90, kur nuk ka pasur internet dhe çdo gjë është mësuar në bazë të metodës së provës dhe të gabimit. “Është shumë mirë, kur ka ndonjë më të mirë se ty, i cili të të japë sqarime. Ata vet kanë menduar çdo gjë, e kanë bërë në mënyrën në të cilën e kanë përfytyruar dhe e cila gjithmonë ka qenë më e drejta. Me shumë këmbëngulje kanë mësuar teknikat, kurse pas kësaj ua transmetuan brezit të ardhshëm”, tregon Hristoja. Por ja dhe këshillat e tij ndaj çiklistëve të rinj:

Thjesht duhet të këmbëngulje e madhe dhe të dëfrejnë derisa e bëjnë. Sepse shumica nervozohen shumë, derisa provojnë diçka të re. Mërziten se nuk bëhet. Unë po kështu në fillim inatosesha shumë. Më në veçanti kur kam mësuar diçka dhe pas kësaj provoj përsëri, kurse ajo nuk bëhet. Bërtisja, hidhja biçikletën. Por me kalimin e kohës i thash vetes se kjo nuk është normale dhe tani kontrollohem në mënyrë maksimale.”


Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografitë janë ofruar nga BMX.bg

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени