Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Talenti i piktorit Canko Llavrenov prezantuar në një ekspozitë

Автор:
БНР Новини
9
Pllovdivi i vjetër

Që nga 7 qershor deri më 14 gusht në Galerinë e Arteve Figurative të Sofjes mund të shihet ekspozita e pasur i kushtuar njërit prej piktorëve më të talentuar bullgar – Canko Llavrenov. Ajo u rregullua në lidhje me përvjetorin e 120 të lindjes së tij. Në ekspozitë prezantohen më se 300 vepra – piktura, grafika, vizatime. Bisedojmë me doktoren Stanisllava Nikollova, përgjegjëse në galeri dhe njëra prej organizatorëve të kësaj veprimtarie.

Portret i Canko Llavrenovit nga piktori Zlatju BojaxhievPrej saj deshëm të mësojmë në çfarë familje rriti piktori Canko Llavrenov?

“Ai rriti në një familje të pasur. Përveç kësaj ishte i arsimuar. Nëna e tij mësonte në një shkollë franceze, dhe në familje fliste frëngjishten. Kështu ajo komunikonte dhe me fëmijët. Kjo në shkallë të madhe u bë një premisë për afinitetin e piktorit të ardhshëm ndaj kësaj gjuhe. Në familje kishte edhe muzikantë. Kështu që mund të thuhet, se Canko Llavrenovi rriti në një atmosferë artistike. Vet ai rrëfente se dëshironte të bëhet muzikant. Mirëpo më vonë kur mësonte në Kolegjin Francez në qytetin Pllovdiv, kuptoi, se duhet t’ia kushtohet pikturimit. Që atëherë, në këtë etapë të hershme, ai nisi të bëjë karikatura.”

Në çfarë periudhë të artit bullgar u realizua talenti i piktorit Canko Llavrenov ?

“Kjo ishte koha e luftërave. Edhe karikaturat, të cilat i krijonte dhe i botonte ishin më tepër me tema politike të ndikuara pikërisht nga zhvillimet. Gjatë viteve 20-të të shekullit të XX ai qëndroi për një vit në Vjenë ku mësonte në Shkollën Private të Pikturimit “Shën Ana”. Në atë kohë ai kishte ndërmend të japë provimet për Akademinë e Arteve Figurative në Vjenë. Për fat të keq rrethanat nuk i lejuan atij të realizojë këtë ëndërr dhe ai u kthye në Bullgari. Në atë periudhë në vend ishte tepër i përhapur secesioni si stil. Kjo ishte koha, në të cilën krijuan Nikollaj Rajnov, Sirak Skitnik, Ivan Milev – emra të njohur dhe të afirmuar. Edhe vet Canko Llavrenov  duke u kthyer nga Vjenë, vizitoi ekspozitën e parë me vete të piktorit Nikollaj Rajnov. Ajo u rregullua në vitin 1922 në qytetin Pllovdiv. Kjo ishte një ngjarje jashtëzakonisht e madhe për të gjithë piktorët e qytetit. Dhe në mënyrë të natyrshme Canko Llavrenovi filloi me piktura të krijuara me këtë stil. Ai eksperimentonte edhe në fushën e ekspresionizmit. Për të kjo ishte një periudhë e dinamikës së stileve, e larmisë, në të cilën ai provonte të punojë. Dhe nuk është e rastit që ekspozitën e quanim “Midis modernes dhe kanunit”. Shumica e njerëzve, të cilët e pëlqejnë krijimtarinë e Canko Llavrenovit nuk dinë për këtë etapë të parë të pikturimit të tij, në të cilën veprat e tij dukeshin aq moderne se sa veprat e emrave të mëdhenj të artit.”

Nga Pllovdivi i vjetërCilat janë subjektet, të cilët i preferonte piktori?

“Në qendrën e pikturimit të tij doemos ishte Pllovdivi i vjetër, shtëpitë e tij dhe rrugicat. Deri në fund të jetës kjo mbeti tema e preferuar prej tij. Krahas kësaj ai rikrijonte edhe pasanikët e qytetit. Atij i pëlqente të pikturojë edhe natyrën, për shembull malin Rodopa.”

Manastiri i RillësMirëpo, nuk duhet të harrojmë kontributin e çmueshëm të krijuesit Canko Llavrenov  ndaj temës “Aton”...

“Patjetër, kjo nuk diskutohet sepse cikli i tij i kushtuar Atonit në historinë e artit bullgar konsiderohet si një gjë tepër e rëndësishme dhe e vlefshme. Vet specifika dhe mënyra, në të cilën ai punonte mbi të, lidhet ngushtë me grafikën, me stampën e vjetër nga koha e Rilindjes dhe me një gjë e cila është marka e tij e ruajtur. Edhe manastiret e Atonit, të cilët ai i rikrijoi janë të prezantuara nga disa këndvështrime. Kur shikojmë veprat e këtij cikli, mund të zbulojmë të gjitha pozitat nga të cilat ai ka rikrijuar tërë hapësirën – jo vetëm nga sipër, nga anët e ndryshme por edhe njerëzit, natyra. Kështu në mënyrë më të plotë prezantohet Atoni.”

Në ekspozitë mund të shihen edhe vepra të panjohura të piktorit – për shembull ilustrimet e mrekullueshme për revistat si “Zov” – “Thirrje”, “Detski zhivot” – “Jeta e fëmijëve” e të tjerë. Paraqiten edhe shumë dokumente arkivore, fotografi, letra. Vizituesit mund të shfrytëzojnë ciceronët audio në gjuhën bullgare dhe angleze me tekste për disa prej veprave më të rëndësishme të piktorit Canko Llavrenov. Ekspozita është e arritshme edhe për njerëzit me probleme në të parin sepse për ta ka harta taktile të disa veprave, të shoqëruara me tekste shpjegueshme audio. Pas Sofjes ekspozita do të prezantohet edhe në qytetin e lindjes së krijuesit Pllovdiv.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi nga ekspozita: Veneta Pavllova

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Галерия

Горещи теми

Войната в Украйна