Llazar Nallbantov është një nga përfaqësuesit e rinj të këngës popullore nga krahina e Stanxhës. Ai frymëzohet dhe mësohet njëkohësisht nga këngëtarët e mëdhenj, të cilët e kanë nisur këtë muzikë mistike si Toma Jançev, Magda Pushkarova, Gjeorgji Pavllov. Ai hulumton këngë autentike, që të mund t’i ruajë. Ai i ri zbulon për veten e vet dhe për publikun këngët pak të harruara nga repertori i paraardhësve të vet. Ai tregon se për të, folklori bullgar është një krijim unikal, një diçka me të cilën duhet me të vërtetë të krenohemi. Si edhe të ruajmë, të shpërndajmë dhe të zhvillojmë këtë pasuri.
Për veten e tij Llazar tregon: “Kam përfunduar degën me profil të kënduar popullor në gjimnazin “Dobri Çintullov” në qytetin Burgas. Pas kësaj nuk vazhdova me muzikë, por u drejtova drejt historisë në Universitetin e qytetit Shumen “Episkopi Konstantin Presllavski”. Masterin e kam në degën në Universitetin të Veliko Tërnovos “Shënjtorë Kirill dhe Metodij”. Historia dhe etnologia janë të lidhura me folklorin dhe mendoj se jam orientuar në mënyrë të drejtë. Arsimi im është shumë i dobishëm sot në hulumtimin e këngëve të Stranxhës. Unë udhëtoj vazhdimisht nëpër krahinën e Stranxhës, takohem me njerëz të moshave të ndryshme. Takohen akoma këngë të tilla të panjohura, bile dhe variacione të më të vjetrave, por në folklor kjo është gjëja më interesante – të mund të gjesh sesi kanë ndryshuar dhe janë zhvilluar melodia dhe teksti.”
Llazar Nallbantov tanimë dy herë incizon këngë nga krahina e Stranxhës në shoqërim të Orkestrës për muzikë popullore të Radios Kombëtare Bullgare. Ja se çfarë tregon për këtë përjetim të vet muzikor:
“Për mua arritja më e madhe në këtë etapë nga karriera ime krijuese është puna dhe incizimet me Orkestrën për muzikë popullore të Radios Kombëtare Bullgare me dirigjent Dimitër Hristov. Çfarëdo që të them për këtë grup do të jetë e pakët. Këta janë profesionalistë, virtuozë – secili në instrumentin e vet, kurse të mbledhur në një vend ata krijojnë çudira. Përpunimin e këngëve e bëri Tasho Barullov – një kompozitor i shkëlqyer, muzikant, pedagog. Me të punuam me një sukses mjaft të madh, ai është shumë afër me muzikën e saranxhës. Orkestra është e një klase të tillë saqë është e nevojshme të afrohet çdo një. Incizimet hyjnë në fondin e Radios Kombëtare Bullgare, kurse kjo është më e rëndësishmja – të lëmë diçka pas vetes sonë. Një pjesë nga këngët, të incizuara tani janë autentike. Të tjera kanë qenë në repertorin e këngëtarëve të Stranxhës, të cilët tanimë nuk janë midis nesh. Këto pamje kanë mbetur disi në hije dhe unë i lejova vetes t’i rivendos, t’u jap një jetë të re. Një prej tyre është “Ka fjetur Milla e nënës” një këngë të cilën Toma Jançevi e ka interpretuar gjatë vitit 1960 në tubimin në Gramatikovo, është regjistruar për radion, por është harruar pak. Me një aranzhim modern pranohet shumë mirë nga dëgjuesit”.
Llazari na tregoi se bashkë me Tasho Barullovin i ka lejuar vetes një ndërhyrje në këngën “Kiroja blen verë”. Në origjinal ajo është në përmasat 2/4. Pjesa e shtuar në një përmasë të pabarabartë 5/8 e ka bërë këngën edhe më interesante.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva