Në Radion Kombëtare Bullgare u zhvillua prezantimi i librit “Njerëzit e së vërtetës” të gazetarit dhe historianit Georgi Kullov kushtuar alevitëve bullgarë nga pjesa lindore e malit Rodopa. Në të ai tregon për rrënjët historike, specifikën dhe kontributin bullgar në këtë rrymë shiite, tiparet kryesore të së cilës janë toleranca dhe filozofia e ashtuquajturit “soft islam” të tipit ballkanik. Në këtë prezantim ishin të pranishëm përfaqësues të bashkësive të alevitëve në Ballkan, politikanë, persona publikë, shkencëtarë.
Ndër mysafirët e nderit ishte Hysein Sylejmani nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane në Tiranë. Ju ftojmë të dëgjoni çfarë tha ai para mikrofonit të Radio Bullgarisë.