Eмисия новини
от 15.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

22 shtatori – Dita e Pavarësisë Bullgare

Автор:
БНР Новини
Princi Ferdinand I gjatë shpalljes së Pavarësisë në Tërnovo më 22 shtator të vitit 1908.
Снимка: wikipedia.org

Çlirimi i Bullgarisë nga zgjedha pesëshekullore otomane erdhi më 3 mars të vitit 1878 pas përfundimit të Luftës Ruso-Turkie. Mirëpo, njohja e Pavarësisë së saj ishte një proces i gjatë, për të cilin punuan të gjitha qeveritë pas Çlirimit të Bullgarisë. Princi Ferdinand I shpalli Pavarësinë Bullgare mezi më 22 shtator të vitit 1908. Pas bisedimeve të ndërlikuara më 6 prill të vitit 1909 Pavarësia e Bullgarisë u njoh nga Porta e Lartë.

Parahistoriku i këtyre ngjarjeve, është, se: “Sipas forcës së Traktatit të Berlinit nga korriku i vitit 1878 Principata e Bullgarisë ishte vasale e Perandorisë Osmane, ndërsa princi ishte vasal i sunduesit. Bullgaria akoma ishte nën varësinë juridike të Perandorisë. Ajo nuk e kishte të drejtën të arrijë kontrata ndërkombëtare.” Këtë e tregon historiani, akademik Georgi Markov dhe vazhdon:

Foto: BGNES“Në vijim të 30 viteve kërkoheshin rrethana të favorshme ndërkombëtare për kapërcimin e këtyre klauzolave juridike, të cilat i penguan Bullgarisë. Kjo ndodhi në verën e vitit 1908, kur osmanët e rinj të Midhad Pashës morën pushtetin. Për disa kjo ishte revolucioni i të rinjve turq, për të tjerë – grusht shteti i të rinjve turq. Bullgaria në personalitetin e kryeministrit Aleksandër Malinov përfitoi nga kriza, që u shpërthye në Ballkan. Në atë kohë Austro-Hungaria, në shkelje të Traktatit të Berlinit, vendosi të aneksojë Bonjë e Hercegovinën. Indinjata e Fuqive të tjera të Mëdha ra jo aq mbi Sofjen, sesa mbi Vjenën.”

Si i reaguan Fuqitë e Mëdha dhe Porta e Lartë shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë?

“Porta e Lartë ishte kundër shkeljes së Traktatit të Berlinit. Mirëpo, për të çështja u përqendrua mbi blerjen e pavarësisë bullgare. Ajo kërkoi dëmshpërblim në përmasë 600 milionë franga të florinjta. Ndërmjetësi Andrej Ljapçev arriti të ulë shumën deri në 82 milionë franga të florinjta. Në fakt Rusia reagoi më ashpër. Mbreti Nikollaj II kishte dyshim, se midis princit Ferdinand dhe perandorit të Austro-Hungarisë Franc Josif kishte marrëveshje në dëm të interesave ruse. Britania e Madhe u bë balancuese midis Austro-Hungarisë dhe Rusisë.”

Kjo provokoi mobilizimin e pjesshëm të Ushtrisë Bullgare. Mirëpo, çfarë i jepte Bullgarisë siguria, se mund të përballonte ndonjë konflikt ushtarak?

“Në vitin 1903 pas shuarjes së Kryengritjes së Ilindenit, provës më serioze të popullsisë bullgare në Maqedoni dhe Edrene për të hequr pushtetin e Perandorisë Turke, filloi një ridislokim i shpejtë i Ushtrisë Bullgare dhe armatimi i saj me armë moderne sipas planit të ministrit ushtarak, gjeneralit Mihaill Savov. U hartua plani i parë operativ sulmues kundër Perandorisë Osmane në kombinim me kryengritje në Maqedoni dhe në Trakinë e Edrenesë. Kishte bashkëpunim midis qeverisë bullgare dhe Organizatës së Brendshme Revolucionare të Maqedonisë dhe Edrenesë. Krahas kësaj kryeministri Aleksandër Malinov shpresonte, se Rumania nuk do të ndërhyjë në krizë për arsye të konventës ushtarake midis Bullgarisë dhe Rusisë nga viti 1902. Sipas saj Rusia merrte përsipër detyrën t’i ndihmojë Bullgarisë me mjete ushtarake në rast sulmi nga ana e Rumanisë. Serbia ishte e kërcënuar nga Austro-Hungaria. Ushtria e saj ishte orientuar te Bonjë e Hercegovina, sepse Beogradi e konsideronte ato troje krejt serbe. Divizioni i Tetë Bullgar i Tunxhës u drejtua te Vilaeti i Edrenesë dhe zuri pozita nëpër kufirin. Atëherë ndërhyri Perandori Rus. Rusia akoma nuk ishte i rimëkëmbur pas dështimit në luftën kundër Japonisë dhe nuk dëshironte konflikt ushtarak në Ballkan. Perandori Nikollaj II u bë ndërmjetës midis Bullgarisë dhe Perandorisë Osmane. Pasi ndërmjetësi Andrej Ljapçev arriti të ulë dëmshpërblimin e kërkuar deri në 82 milionë franga të florinjta, Rusia е mori këtë shumë si kompensimi ushtarak pas Luftës Ruso-Turke, sepse Porta e Lartë nuk i shleu plotësisht dëmshpërblimin e caktuar. I lëshoi Bullgarisë një hua nga 82 milionë franga të florinjta me kamatë të ulët dhe me afat të shlyerjes nga 30 vjet, dhe i fali ato 82 milionë dëmshpërblim të Perandorisë Osmane. Kështu u rregullua ana financiare e problemit.”

Vallë, a i shleu Bullgaria këtë borxh Rusisë?

“Jo. Gjithnjë bëj shaka, se sa të pakënaqur të jemi nga bolshevizmi, revolucioni bolshevik fali këtë borxh. Ne shlyem afro 2 milionë franga të florinjta. Në vitin 1915 Bullgaria ndërhyri në Luftën e Parë Botërore, duke sulmuar Serbinë. Shlyerja e borxhit u ndërpre. Në vitin 1917 Lenini shpalli, se Rusia Sovjetike nuk do të shlyejë borxhet ndaj Francës dhe Anglisë, dhe në të njëjtën kohë nuk do të kërkojë edhe kreditë e lëshuara nga Perandoria Ruse.”

Cilat ishin ndryshimet në Bullgari, si rezultat i statusit të saj të ri?

“Bullgaria tashmë kishte të drejtën të hyjë në aleanca politike dhe ushtarake. Ajo bleu Hekurudhat Lindore, të ndërtuara në Bullgarinë Jugore, kur ajo ishte në kufijtë e Perandorisë Osmane, dhe kështu fitoi pronësinë mbi tërë rrjetin hekurudhor në territorin e vet. Autoriteti i shtetit bullgar u shtua dhe ajo u bë faktor në Evropën Juglindore. Princi u shpall mbret.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна