Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Në romanin “Pushtet dhe rezistencë” Ilija Trojanov zbulon të kaluarën e afërt përmes prizmit të viktimës dhe të xhelatit

Автор:
Снимка: arkiv

Zgjedhja në të cilën anë të qëndrosh dhe pasojat nga ky vendim hasin një kundërshtar i regjimit komunist me një oficer të lartë nga dikasteret në një ndeshje, e cila në shikim të parë ka përfunduar, por në fakt ekziston edhe më sot. Romani i ri i Ilija Trojanovit “Pushtet dhe rezistencë” na çon në të kaluarën, e cila ekziston edhe më sot në hierarkinë e marrëdhënieve njerëzore, në një moral të shëmtuar, në një ndeshje midis të së mirës dhe të së keqes.

Ilija Trojanov i kushtoi 20 vjet nga jeta për të shkruar romanin e tij. Shkrimtari, i cili që kur ishte fëmijë iku me prindërit nga Bullgaria komuniste dhe u bë emigrant politik, lexoi qindra faqe të arkivave, bisedoi me të burgosur dhe me oficerë të dikastereve të regjimit represiv për të grumbulluar fakte. Ai krijonte veprën në mënyrë të ngadaltë dhe metodike, i prirë nga bindja, se kriza e madhe shoqërore në Evropën Lindore i detyrohet vendosjes së tabusë mbi krimet e së kaluarës komuniste. Shëtitja historike, të cilën ai e ndërmori në atdheun e vet, e hasi me fate krejt të ndryshme. Për takimet Ilija Trojanov tregon:

“Njerëzit ndaj të cilëve ndërmerreshin reprezalje nuk e pranojnë veten si viktimë, por si njerëz, të cilët luftuan, por nuk fituan plotësisht. Mirëpo, ata e kanë mbrojtur etikën, moralin, bindjet për një Bullgari të lirë. Torturuesit e tyre nuk e ndjejnë veten xhelat, për më tepër, ata disponojnë një program të tërë me të cilën shpjegojnë pse atë, të cilën e bënin, ishte e domosdoshme. Është me rëndësi të madhe të dimë, se njerëzit në rezistencë nuk ishin të paaftë, sepse ne gjithnjë mendojmë, se nën diktaturën ata nuk kanë shans dhe janë të shtypur. Pikërisht fakti, se ata treguan një guxim dhe ishin gati të sakrifikojnë jetën për bindjet e tyre, pikërisht kjo forcë e brendshme të idealizmit të tyre ishte kërcënimi i vërtetë për sistemin.”

Ilija Trojanov kundërshton në roman disidentin Konstantin, i cili pas një prove të shkatërrojë monumentin e Stalinit, arrestohet, dhe bashkënxënësin e tij të dikurshëm Metodi, i cili është oficer në aparatin represiv.

“Disa prej njerëzve të cilët ishin të burgosur vite me radhë, edhe kaluan dekada në burgjet dhe në kampet, formuan pamjen e heroit Konstantin. Heroi tjetër Metodi – oficer nga Sigurimi Shtetëror, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste dhe pas vitit 1989, vitit të tranzicionit, biznesmen, si shumë të tjerë,  gjithashtu u formua nga personalitete me të cilët bisedova dhe nga kujtimet e tyre. Një nga faktet më të hidhura është, se në Bullgarinë e sotme ka shumë memoare të oficerëve të Sigurimit Shtetëror, të figurave politike të Partisë Komuniste, botimet luksoze të të cilave mund të shihen në të gjitha libraritë, por për fat të keq vepra të tilla nuk ka nga njerëzit, që ishin në burgjet” – rrëfen shkrimtari.

Sipas Ilija Trojanovit ka rrezik, që një ditë në librat të lexojnë, se diktatori Todor Zhikov ishte një burrështetas i drejtë, për shkak të refuzimit të elitës politike t’i bëjë revizion së kaluarës komuniste. Kështu romani i tij përveç një rëndësi letrare, ka edhe një rëndësi historike. “Letërsia më jep mundësi të gërshetoj fakte dokumentare me mendimet e mia, të shfrytëzoj filozofinë dhe dramatizmin, të përshkruaj një periudhë 50-vjeçare të komunizmit dhe të post komunizmit dhe në këtë mënyrë të tregoj si koha para vitit 1989 është e lidhur me periudhën e tanishme”, thekson autori dhe vazhdon:

“Atje, ku në Evropën Lindore në mënyrë më kritike u zbuluan faktet e së kaluarës dhe rreth tyre u bënë diskutime, ka më pak struktura oligarkike, mafi, rrjete të vjetra të mbetura nga e kaluara komuniste. Në të vërtetë shoqëritë, në të cilat e kaluara u diskutua, janë më të lira dhe në to ka një drejtësi më të madhe. Vallë, a mund të përfytyrojmë çfarë forcë do të posedonin sot fashistët dhe nazistët në Gjermani, në se nuk do të ishte pasqyra 60-vjeçare të krimeve të sistemit. Uiljam Foknër ka thënë: “Ai që nuk e njoh historinë, është i dënuar të përsëritë”. Dhe kjo vlen edhe për Bullgarinë.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна