Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Iluministët e popullit nuk kanë mbetur në të kaluarën. Ata ekzistojnë edhe sot

Автор:
БНР Новини

“Sot, 15 janar 1922, banuesit e përmendur të fshatit Negushevo, rrethi i Sofjes, e pikërisht: mësuesit Aleksandër Cvetanov, Paraskeva Veliçkova, Spas Genkov, Hristosko Jotov... u mblodhëm në orën 10 në godinën e Shkollës Popullore Fillestare për themelimin e vatrës popullore të kulturës...” Kështu fillon historia e vatrës së kulturës “Vëzrazhdane” (Rilindje) në fshatin Negushevo, të themeluar prej 31 entuziastëve. Gjatë të njëjtit vit 1922 qeveria e Aleksandër Stambolijskit e shpalli Ditën e Iluministëve të Popullit për një festë zyrtare, kurse më 3 shkurt 1923 ligji është i firmosur nga Mbreti Boris i III-të. Traktati paqësor i Neuilly i nënshkruar gjatë vitit 1919, tokat e humbura bullgare pas Luftës së Parë Botërore, zhdëmtimet e rënda dhe dinjiteti i thyer çojnë deri në një dëshpërim dhe nihilizëm në shoqërinë bullgare. Nevoja nga rivendosja e sedrës kombëtare në këtë moment është e madhe.

СнимкаE festuar, e ndaluar dhe e rivendosur gjatë viteve, Dita e Iluministëve të Popullit gjithmonë ka qenë festë e kujtimit historik bullgar, të vetëdijes dhe të natyrës shpirtërore. Për të, përveç heronjve kombëtar – iluministë dhe luftëtarë për liri, kanë dhënë kontribut dhe mijëra letrarë dhe mësues të panjohur, të cilët e kanë frymëzuar popullin në momentet e vështira të jetës. Por, kujtimi për këta heronj të panjohur humbet – bile dhe në ditën e festës. Për shembull ata, të cilët janë mbledhur në një fshat të rrethit të Sofjes, që të themelojnë vatrën e kulturës. Emrat e të parëve prej tyre – mësuesit Aleksandër Cvetanov dhe Paraskeva Veliçkova janë lidhur me ngjarjet më të rëndësishme në historinë e re të fshatit, që ka numëruar dikur mbi 1000 veta. Kanë filluar të punojnë si fare të rinj – 18-19 vjeçar. Ata jo vetëm se kanë edukuar dhe arsimuar qindra fëmijë, por edhe kanë krijuar një vatër kulturore si qendër për veprimtari arsimuese dhe kulturore. Kujtimin për këta liderë kombëtar tanimë të harruar, po mundohet ta rivendosë ekspozita e përhershme e hapur gjatë muajit tetor të fotografive, dokumenteve, të letërsisë së lidhur me shërbesat fetare dhe riprodhime të grafikeve në kishën e fshatit Negushevo “Shën Paraskeva”. Ajo është e mbledhur, e përgatitur dhe e eksponuar nga piktori Mihaill Tanev:

MIhail Tanevi dhe prifti Serafim

“Sot mundohemi më tepër të rivendosim frymën dhe të tregojmë për njerëzit nga ajo kohë. Entuziazmi, i cili i ka drejtuar, gjërat të cilat janë munduar të bëjnë, që të mund të dëshmojnë anën bullgare në vetvete, përkatësinë e vet ndaj atdheut. Duke e thënë këtë, duhet të shënoj se, për ta atdheu ka qenë fshati i tyre. Për ta nocioni gjeografik “Bullgaria” ka qenë jashtëzakonisht i gjerë dhe i pakuptueshëm, por fshati ka qenë atdheu, kurse ata e kanë mbrojtur me çdo një veprim të vet. Dhe synimi i tyre ka qenë i tillë, të ndërtojnë kishë, të ndërtojnë shkollë. Kuptohet se në një plan historik gjërat kanë rastisur në mënyrë më të ndryshme.

СнимкаFillimisht është ndërtuar shkolla gjatë vitit 1882, kurse dy vjet më vonë dhe kisha. Kjo ka qenë treguese, se cila është ana primare drejtuese për bullgarët atëherë. Por e jashtëzakonshme është kjo se çfarë qëndrimi, çfarë kujdesi ka pasur nga ana e të gjithëve, kur është ndërtuar kjo kishë. Që të gjithë kanë marrë pjesë në këtë ndërtim. Ai që ka pasur mundësi ka marrë pjesë me para, kurse të tjerë me punë vullnetare. Që të gjithë kanë qenë të përfshirë. Dua të shënoj se gjatë këtyre viteve ka pasur dy motorë kryesorë – njëra anë janë njerëzit, të cilët janë marrë me veprimtari shpirtërore dhe fryma e cila vjen nga ortodoksia. Tjetri, këta janë mësuesit e rinj në këto vite, të cilët kanë pasur një kontribut të madh. Ata kanë qenë nga ata bashkatdhetarë, nga ata liderë kombëtar për kohën e vet, të cilët kanë dhënë çdo gjë nga vetja e vet, e kanë përkushtuar rininë e vet që të mund ta bëjnë të mirë fshatin e vet, kurse shkollën e vet dhe klasën e vet – mundësisht më të mirët.”

СнимкаNë ekspozitë mund të shihen një pjesë e vogël prej njerëzve, të cilët ia kanë kushtuar jetën e vet veprimtarisë së arsimimit, si dhe dokumente, libra të shtypura të vjetra dhe litografi të shkëlqyera, të shtypura në fillim të shekullit të kaluar nga shtëpia botuese “Hristo Danov” – për orët e mësimit të fesë në shkollë.

СнимкаShkolla dhe kisha në fshat janë të ndarë vetëm prej një gardhi. Sot ajo është bosh dhe e braktisur. Por kisha është e rivendosur dhe përsëri kthehet në qendër të jetës shoqërore dhe shpirtërore për fshatin. Restaurimin ia dedikojmë përpjekjeve të njerëzve, si Mihaill Tanev. Ai është një nga ata personalitete të ndritshme dhe vetëmohues, të cilët me krenari mund ta quajmë iluminist kombëtar të kohës së sotme.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: negushevo-bg.org dhe Joan Kolev

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна