Eмисия новини
от 18.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Vezët e pikturuara për Pashkët – trashëgimia jetëdhënëse e qytetit Velingrad

Автор:
БНР Новини

Nuk dihet kur për herë të parë u ngjyrosën vezët e para. Ka të dhëna historike dhe arkeologjike, se vezë ngjyroseshin dhe dhuroheshin që në Egjiptin e lashtë, në Persi, në Romë, në Kinë dhe në Greqi. Ritualet e lidhura me to simbolizonin lindjen e jetës, pjellorinë dhe pastrimin. Dhurimi i vezëve të ngjyrosura me bojën e kuqe për Pashkët është një nga ritet më të vjetra, i cili praktikohet nga të gjithë të krishterët në botë. Fillimisht vezët ngjyroseshin vetëm në të kuqe. Ngjyra është simbol si i gjakut të Krishtit, ashtu edhe i dashurisë Hyjnore ndaj njerëzve. Sot vezët për Pashkët janë laramane, por tradita ortodokse është që veza e parë gjithnjë të ngjyroset në të kuqen.

СнимкаKrahas ritit të ngjyrosjes dhe dhurimit të vezëve për Pashkët, tek ne u trashëgua edhe një traditë origjinale, e cila u afirmua gjatë viteve. Ajo ka të bëjë me pikturimin me dyllë mbi lëvozhgën e vezës. Duart e shkathëta të mjeshtreve i kthejnë vezët e zakonshme në vepra të vërteta të artit. Vezët e bëra në këtë mënyrë nuk quhen të ngjyrosura, por të pikturuara. Pikturimi i një veze të tillë speciale është një atraksion i vërtetë dhe nuk mund të shihet kudo.

Tepër të respektuara dhe të vlerësuara lartë janë mjeshtret e vezëve të pikturuara nga qyteti i vogël malor Velingrad. Këtu përgatitja për Pashkën e Madhe fillon që nga Dita e Shën Theodorit, e cila bie 40 ditë para Pashkës dhe përputhet me ditët e Kreshmës së Madhe. Që atëherë fillon përgatitja e vezëve mbi të cilat me dyllë formohen bishtaleca dhe ojna të llojllojshme. Bukuria e vërtetë e vezëve të pikturuara shihet kur ato ngjyrosen, sipas traditës Të Enjten e Madhe ose Të Shtunën e Madhe. Atëherë boja e kuqe në të cilën zhyten vezët dallon figurat e pikturuara me dyllin. “Që nga koha më e lashtë kjo teknologji e pikturimit të vezëve bëhet në qytetin Velingrad. Vezë të pikturuara krijoheshin edhe gjatë 50 viteve të fundit, kur për arsye ideologjike ritet e krishtere ishin të mohuara” – tregon Cvetanka Grozeva, njëra nga mjeshtret e vezëve të pikturuara.

СнимкаÇdo banor i qytetit Velingrad e pret Pashkën e Madhe me shpresën, se do të vijnë ditë më të mira. Synimin për bukuri dhe karmoni gratë tona e shprehin nëpërmjet vizatimeve mbi lëvozhgën e vezëve. Ornamentet, të cilat i pikturojmë janë kryesisht lule dhe bima. Ato janë karakteristike për krahinën tonë. Për shembull kallinjtë e grurit simbolizojnë pjellorinë dhe lidhjen e njeriut me natyrën. Secili mund të pikturojë ornamentet që dëshiron dhe të cilat i sjellin atij gëzim. Kështu çdo vezë dallohet nga të tjerët dhe mban në vet veten shpirtin e njeriut i cili e pikturoi. Fillimisht për pikturimin e vezëve shfrytëzohej dyllin e bletëve, i cili është një produkt i pastër natyror. Figurat pikturoheshin me stilolapsa prej druri, maja e të cilëve ngrohej mbi një qiri të ndezur. Tani teknologjitë lehtësojnë punën dhe shfrytëzohen stilolapsa elektrikë. Ata janë më precizë dhe puna lehtësohet. Me ta punohet më lehtë dhe figurat bëhen më të mira. Ngjyra e dyllit është e bardhë. Bojërat për ngjyrosjen e vezëve në të kaluarën nxirreshin nga materiale natyrore. Sot shfrytëzohen bojërat, të cilat shiten nëpër dyqanet.

СнимкаCvetanka Grozeva tregon, se u mësua të pikturojë vezët e Pashkës që kur ishte fëmijë. Në fillim ajo vetëm asistonte dhe shikonte se si e ëma e saj bënte të gjitha punimet. Që atëherë asaj i pushtoi magjia e Pashkës së Madhe dhe, edhe më sot me dashuri pikturon vezët. Për atë ku sot mund të zotërohet këtë mjeshtëri Cvetanka Grozeva tregon:

Çdo vit në Shkollën e Mesme “Vasill Levski” në qytetin Velingrad organizohet Atelieja e Pashkës. Aty secili që ka dëshirë mund të mësojë teknologjinë e pikturimit me dyllë. Më bënë përshtypje se jo vetëm vajzat, por edhe djemtë shfaqin interes ndaj kësaj mjeshtërie. Vit pas viti ata që dëshirojnë të përvetësojnë këtë pikturim bëhen gjithnjë e më shumë.

Pashka e Madhe është një festë e respektuar në qytetin Velingrad. Të Shtunën e Madhe në sheshin qendror mblidhen mjeshtret më të mira për të demonstruar teknologjinë e pikturimit të vezëve. Zakonisht ka edhe një vezë të madhe prej druri, mbi të cilën mund të pikturojë secili që dëshiron. Kështu ajo u kujton miqve dhe turistëve, se banorët vendas ruajnë fenë dhe kujtesën e paraardhësve.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: BGNES

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени