Eмисия новини
от 12.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Sejmen Gjokoli: “Arti na vëllazëron”

Ansambli “Bilbili” nga Vlora prezanton Shqipërinë në edicionin e XXI-rë të Festivalit Folklorik Ndërkombëtar “Vitosha 2017”

Автор:
БНР Новини
Grupi folklorik “Bilbili”
Снимка: Organizatorët e Festivalit Folklorik Ndërkombëtar “Vitosha 2017”

Sejmen Gjokoli / Fotografi: arkiv personalGrupi folklorik “Bilbili” është themeluar në vitin 1994 nga Sejmen Gjokoli dhe veprimtaria e tij zhvillohet pranë juridiksionit të Qendrës Kulturore “Aulona” në Vlorë.

Ansambli ka në repertorin e tij kënga, valle dhe muzikë tradicionale kryesisht nga Shqipëria Jugore dhe nga rajonet e tjera të vendit. Karakterizohet me folklor autentik dhe kostume të pasura dhe me kolorit të gjallë.

“Bilbili” zhvillon një veprimtari mjaft të gjerë duke marrë pjesë në konkurse dhe koncerte brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ka marrë pjesë në Festivalin e Parë Botëror të Folklorit në Holandë dhe në shumë festivale të tjera në Moldavi, Itali, Maqedoni, Kosovë, Letoni, Turqi, Poloni etj. Është anëtar i Këshillit Ndërkombëtar të Organizatorëve të Festivaleve për Folklor dhe Arte Tradicionale (CIOFF) pranë UNESKO-së.

Drejtori i Qendrës Kulturore “Aulona”, i grupit folklorik “Bilbili” dhe i “Aulona Inter Folk Festivalit” Sejmen Gjokoli është specialist i trashëgimisë kulturore shpirtërore, njohës i mirë i këngës polifonike dhe kërcimeve tradicionale shqiptare.

Po të doni ta dëgjoni intervistën me të, klikoni “audion”.



Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени