Eмисия новини
от 18.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Le të hamë byrek sipas traditave bullgare në fshatin e Transistrias Parkani

Автор:
БНР Новини
9
Снимка: Valentina Obruçkova

E shijoj byrekun e shijshëm dhe menjëherë kuptoj se këtu nuk e gatuajnë shpejt, pa kujdes. Ky është një art, pjesë e ritualit të mikpritjes së miqve të shtrenjtë. E zonja e shtëpisë – Valentina Nikollaevna Obruçkova, na shpjegon se në brumin e byrekut të Parkanit nuk vihet tharm. Brumi përzihet me ujin dhe kripën. Petat duhet të jenë shumë të holla, pothuaj transparente, kështu qe përmes tyre të mund të lexohet një gazetë. "Byreku fryhet në saje të vezëve, të cilat përzihen me gjizën e lëndës mbushëse” – e vazhdon tregimin e vet me hollësi bashkëfolësja jonë. Ajo u kujtua për fëmijërinë, kur nëna e saj ka gatuar byrek me sende të ndryshme brenda për fat të mirë -  me kopekë, me shkopinj, gjethe dafine dhe çdo një prej këtyre sendeve ka simbolizuar diçka. 

Historia bullgare e fshatit të Transistrias (Pridnestrovies) Parkani filloi që në fillim të shekullit të XIX, kur duku francez Arman Emanjuel djo Plesi de Risheljo u emërua gjeneral-guvernatori i Novorusisë. Duke kaluar përmes trojeve të shkreta në bregdetin e Dnestërit, Risheljo konstatoi se ato janë shumë të përshtatshme për krijimin e një vendbanimi dhe ftoi njerëz të shpërngulur nga afër dhe larg. Mbërritën moldavianë, ukrainas dhe kazakë nga Zaporozhie. Mirëpo, ata nuk mbetën shumë kohë. Në vitin 1806, duke kërkuar një jetë më të mirë, në Transistria mbërritën kolonialistët e parë bullgarë. Pikërisht ky vit konsiderohet si viti i themelimit të fshatit bullgar Parkani. Emri i tij nuk është bullgar, ka lidhje me fjalën ukrainase “barkan” (rreth, gardh) .

Parkani është i njohur për faktin se këtu bullgarët i kanë asimiluar të gjithë të tjerët, që janë vendosur në fshat. Ka moldavianë, ukrainas, gjermanë, hebrenj, armenë, bjellorusë, por fëmijët e tyre, kush e di pse, e konsiderojnë veten bullgarë. Gjatë regjistrimit të fundit 80 për qind e popullsisë prej 10 mijë vetash kanë deklaruar se janë bullgarë” – na tregon Valentina Nnikollaevna.

Снимка

Në vazhdim të më shumë se 200 vitesh banorët e Parkanit kanë ruajtur vetëdijen dhe traditat bullgare. Gjuha bullgare në të cilën ata flasin tingëllon në mënyrë arkaike dhe ndihet ndikimi rus. Prandaj fshati është si magnet për gjuhëtarët dhe etnologët. Sot në Parkani vijnë mësues nga Bullgaria që t’u japin të rinjve mësime në gjuhën e sotme bullgare. Shumë prej tyre stimulohen në këtë mënyrë për t’u kthyer në vendin e të parëve.

Për ruajtjen e shpirtit bullgar kontribuon shumë Shtëpia Kulturore vendase. Me përkrahjen e saj tashmë për të tretin vit me radhë të rinjtë e fshatit e organizojnë festën e bukur “Megdan” (tubim) në bregun e Dnestërit. “Atëherë këtu mbërrijnë bullgarë nga Ukraina, Bullgaria, Moldavia”, na sqaron Valentina Nikollaevna.

Снимка

Vetë ajo, e cila është mësuese e pensionuar, i është kushtuar ringjalljes së traditave të harruara. Që prej vitesh ajo grumbullon sende të vjetra nga jeta e përditshme – veshje, enë kuzhine. Ka një koleksion të pasur prej fotografish dasme, i cili e paraqet historinë e fustanit të dasmës që nga vitet 20 të shekullit të kaluar deri më sot. Gjithçka ruhet në Muzeun e Historisë të fshatit Parkani, të krijuar me iniciativë të saj, i cili për fat të keq ende nuk mund t’i hapë dyert zyrtarisht.

Снимка

Një nga traditat e ruajtura shumë mirë në fshat është rituali i dasmës, i cili kuptohet fillon me fejesë. “Te ne në Parkani dhëndri i jep nuses një shami të vogël, ku brenda ka një kokërr – simbol i mirëqenies, bereqetit, si dhe një send prej ari, zakonisht kryq, nganjëherë unazë, vathë – na tregon mësuesja. – Në disa fotografi të vjetra kam parë gra me dy kryqe në qafë. Pas fejesës i fejuari mund të niset. Atëherë e fejuara mund të mbajë krahas kryqit të saj edhe atë të të dashurit. Ajo mund të dalë, të hedhë valle, por dy kryqet tregojnë se ajo është e fejuar. Kryqi i dytë zakonisht i jepet fëmijës së parë gjatë pagëzimit. Në ditën e dasmës njëkohësisht në shtëpinë e nuses dhe në atë të djalit grumbullohen të afërmit e tyre. Rreth orës 4-5 të mëngjesit një grup grash ngrihet diku lart dhe fillon të këndojë këngën “Ka lindur në qiell dielli i kthjellët”. Me këtë këngë gratë i drejtojnë lutje diellit për një jetë të lumtur për familjen e re.

Një ritual tjetër i vjetër interesant është “puthja e dorës”. Ai zbatohet kur dhëndri e çon nusen në shtëpi. “Në fakt nuk ka puthje reale të dorës – saktëson Valentina Nikollaevna. Në këtë ritual çifti i ri rrotullohet rreth tryezës, ku janë ulur mysafirët. Së pari u shtrëngon atyre duart dhëndri, pas kësaj edhe nusja. Në momentin e shtrëngimit të dorës mysafirët i japin fshehtësi nuses para, duke e njohur në këtë mënyrë si zonja e ardhshme e shtëpisë dhe si mbrojtësja e familjes, duke i uruar në këtë mënyrë që buxheti i familjes të jetë në duart e saj.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: arkiv personal

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Галерия

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени