Eмисия новини
от 09.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

U inaugurua solemnisht kisha e restauruar bullgare “Shën Stefani” në Stamboll

| обновено на 07.01.18 в 11:40
Inaugurimi i Kishës "Shën Stefani"
Снимка: Aleksandër Velev

Me një ceremoni fetare shërbyer nga Patriku Bullgar Neofit dhe nga Patriku Ikumenik Vartollomej, në Stamboll u hap për shërbime kisha bullgare “Shën Stefani”. Para liturgjisë solemne patrikët bekuan kishën, e cila gjatë 7 viteve të fundit ishte në restaurim. Për palën bullgare në ceremoni asistoi një delegacion zyrtar i kryesuar nga kryeministri Bojko Borisov. Përpara ceremonisë në prag të kishës zoti Borisov priti një delegacion turk të kryesuar nga presidenti Rexhep Erdogan dhe kryeministri Binali Jëldërëm. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit nëse rruga e Turqisë kalon përmes Bullgarisë, kryeministri komentoi, se paqja dhe përmirësimi i marrëdhënieve midis Turqisë dhe Evropës i zgjidhin shumë çështje dhe se Bullgaria si kryetare e rotacionit e BE-së, mund të kontribuojë në këtë proces. Në fjalinë e inaugurimit të kishës së rimëkëmbur “Shën Stefani” Patriku Bullgar Neofit tha, se restaurimi i këtij tempulli të Zotit u bë i mundshëm “në sajë të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit frytdhënës midis të dy vendeve tona dhe kishave tona ortodokse”. Pritet në Stamboll Patriku Bullgar Neofit dhe Patriku Ikumenik Vartollomej të diskutojë çështjen për autoqefalinë e Kishës Ortodokse Maqedonase.

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна