Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Javorovi është në shpirtrat e të gjithë njerëzve kërkues

Автор:
БНР Новини
Снимка: binar.bg

Sivjet mbushen 140 vjet nga lindja e njërit prej poetëve më të respektuar bullgar Pejo Javorov. Fati i tij dramatik shpesh provokon kureshtjen e publikut të gjerë, ndërsa për adhuruesit e letërsisë, dhe më në veçanti, të poezisë jeta e tij mbetet e fshehur.

Иво Милтенов"Interesi ndaj personalitetit të poetit, si dhe ndaj detajeve të jetës së tij nuk pushon – thotë Ivo Miltenov, kurator i shtëpisë muze të poetit në Sofje. Pavarësisht se shtëpia e poetit kaloi përmes peripecive të ndryshme dramatike, interesi ndaj këtij muzeu nuk pushon." Ana poetike e krijuesit Javorov sikur nuk ka sekrete për publikun e gjerë. Mirëpo detajet e veprimtarisë së tij prej revolucionari për shumicën prej nesh mbeten nën hije. Mezi 17 vjeçar Petjo Javovor, si një brez të tërë të rinjsh bullgarë të lindur në vitet rreth Çlirimit të Bullgarisë në vitin 1878, ishte i pushtuar nga ideja për çlirimin e trojeve bullgare në Maqedoni, të cilët sipas fuqisë së Traktatit të Berlinit nga 13 korrik të vitit 1878 mbetën në kufijtë e Perandorisë Osmane.

Atëherë lindi ideali kombëtar bullgar për bashkimin e mëmëdheut të copëtuar – tregon Ivo Milltenov. – Që me hyrjen e parë në Maqedoni me çetën e revolucionarit bullgar Mihaill Çakov në vitin 1902 Javorovi botoi gazetën “Liria ose vdekja”. Në të ai demonstroi pasion të madh dhe patriotizëm të lartë. Mënyra, në të cilën ai drejtonte apel për liri, i ngjante asaj të Botevit, i cili u bënte thirrje bashkatdhetarëve në gazetat e tij të botuara në Bukuresht para Çlirimit. Mirëpo, këtu nuk bëhet fjalë për imitimin e veprës së Botevit, por për një ngjashmëri të orientimeve të brendshme dhe të botës shpirtërore, sepse të dy ata ishin të preokupuar njësojë nga ideja për çlirimin e tokës së robëruar bullgare. Është një fakt i padiskutueshëm, se Javorovi ishte revolucionar. Ai ishte pjesë e Lëvizjes Çlirimtare Kombëtare, kulmi i së cilës u shënua në vitin 1912 me fillimin e Luftës së Parë Ballkanike.”

Pejo Javorovi (i uluri) si kaçak maqedonas. Foto: bg.wikipedia.org

Konsiderohet, se një nga shkaqet e vdekjes tragjike të bashkëshortes së tij Lora, e bija e burrit të shtetit Petko Karavellov, ishte pikërisht përkushtimi i poetit për kauzën maqedonase. Prapëseprapë për studiuesit krijimtaria e Javorov mbahet mend kryesisht për lirikën dashurie, e cila është apoteozë e poezisë bullgare. Pjesa dërmuese prej këtyre kryeveprave poetike u krijuan në Nansi të Francës në periudhën e viteve 1906-1907 nën formën e letrave i dërguara dashurisë së dytë të tij të madhe Mina Todorova, e cila ishte frymëzuese e poetit. Në se do të bëjmë krahasim me poetët francez Bodler, Nervall, Verlen, Malarme nga epoka e para simbolizmit dhe simbolizmit, ku radhitet Javorovi?

Për shkak të dramatizmit shpesh Bodleri dhe Javorovi krahasohen. Mirëpo, finesa e formës e afron Javorovin me Verlenin. Porse, e gjithë kjo është tepër kushtëzuese. Javorovi e pëlqente simbolistin Moris Meterlink, të cilin e përkthente dhe botonte në faqen e revistës “Misëll”. Rryma e simbolizmit dhe para simbolizmit ndikoi mbi të, por Javorovi nuk ishte një imitues i simbolizmit, ai ishte një krijues i jashtëzakonshëm me individualitet origjinal. Në poezinë e tij nuk zbulohen huazime. Ai është një krijues origjinal.

Deri në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX poezia bullgare ishte nën ndikimin e Luftërave Nacional-Çlirimtare. Mirëpo, me kalimin e viteve, me ardhjen e brezave të rinj, materia poetike ndryshoi formën për të orientuar te gjërat e padukshme dhe mistike. Gjithnjë më e vështirë ishte të studiohet materia, thekson Ivo Milltenov, dhe shpjegon, se si rezultat instrumentet bëheshin gjithnjë e më të përsosura. Dhe pikërisht një instrument i tillë ishte simbolizmi. Ndoshta për këtë arsye Javorovi është aq afër të gjithë njerëz kërkues, për të cilët me rëndësi nuk është pamja e jashtme, por thelbi.

Po, në të vërtet është ashtu! – është kategorik Ivo Milltenov. – Duhet të krenohemi se në historinë tonë ka një poet dhe mendimtar të këtillë, i cili bëri një hap të tillë aq të madh në mendimin poetik dhe filozofik bullgar me të cilin e shtyri krijimtarinë shekuj përpara. Mendoj, se në se jeta dhe vdekja e tij nuk do të ishin aq tragjike, Javorovi do të arrinte të nxirrte mendimin filozofik në Bullgari në një nivel shumë të lartë.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени