Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Shënojmë përvjetorin e 181 të lindjes së Apostullit të Lirisë Vasill Levski

| обновено на 18.07.18 в 17:29
Снимка: Radioja Shumen

Me kremtime të ndryshme më 18 korrik në mbarë Bullgarinë shënohet përvjetori i 181 i lindjes së revolucionarit Vasill Levski – heroi i Lëvizjes Çlirimtare Kombëtare. I quajtur nga bullgarët Apostull i Lirisë, Levski ishte ideolog dhe organizator i revolucionit kombëtar bullgar, themelues i Organizatës së Brendshme Revolucionare, organizator i rrjetit revolucionar për çlirimin e Bullgarisë nga sundimi osman. Ai themelonte komitete revolucionare, të cilat të realizonin revolucionin. Ëndërronte që pas çlirimit nga zgjedha osmane Bullgaria të shndërrohet në “një republikë të shenjtë dhe të pastër”, në të cilën të gjithë të kenë të drejta të barabarta, pavarësisht nga kombësia dhe feja. Pasi u arrestua nga autoritetet turke ai u dënua me vdekje dhe u var në shkurt të vitit 1873 në periferitë e Sofjes së atëhershme. Vendi i varjes së revolucionarit Vasill Levski sot ndodhet në qendrën e kryeqytetit, ku ngrihet monument për nder të tij. Sipas traditës kremtimet më të mëdha me rastin e përvjetorit do të jenë në qytetin e tij të lindjes Karllovo. Me një procesion banorët e qytetit do t’i presin pjesëmarrësit në Marshimin Kombëtar Turistik “Nëpër gjurmët e Vasill Levskit”. Në Muzeun Kombëtar “Vasill Levski” ku priten shumë njerëz nga mbarë vendi parashikohet një program special. Ndër vizituesit e muzeut edhe sivjet do të ketë edhe të afërme të Apostullit. Mbrëmjen me respekt ushtarak do të valëvitet flamuri i komitetit revolucionar të qytetit Karllovo, gjë pas së cilës do të ketë një miting solemn me fishek zjarri. Kryetarja e Kuvendit Popullor Cveta Karajançeva do të pranojë rendin nderi të reparteve përfaqësuese të Brigadës së 61-rë të Mekanizuar të Strjamës dhe do të mbajë një fjali të rastit. Ceremonia do të transmetohet në Televizionin Kombëtar Bullgar.

Me një ceremoni solemne në fshatin Ruen, rrethin e qytetit Burgas, në të cilin jetojnë kryesisht turq etnik, u inaugurua bust-monument i Vasill Levskit. Ai u krijua me dhurime të njerëzve vendas. “Më se 150 janë monumentet e Apostullit të Lirisë dhe shumë prej tyre janë larg përtej kufijve të atdheut, të shpërndarë nga Argjentina deri te Japonia” tha në fjalimin e rastit presidenti Rumen Radev.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна