Në Sofje u prezantua zyrtarisht kënga "Golden Girls" e krijuar posaçërisht si himn i Kampionatit botëror të gjimnastikës ritmike, i cili do të zhvillohet nga 10 deri më 16 shtator në kryeqytetin bullgar. Autori dhe interpretuesi është grupi bullgar Deep Zone Project, kurse ideja është e presidentes së Federatës Bullgare të gjimnastikës Ritmike Iliana Raeva.
Ka shumë kampione botërore dhe evropiane të gjimnastikës ritmike, por vetëm vajzat bullgare janë quajtur “Vajzat e arta”, kujtoi Raeva gjatë prezantimit zyrtar të këngës. Në spotin e saj marrin pjesë gjimnaste dhe adhurues nga SHBA-ja, Britania e Madhe, Franca, Italia, Spanja, Filipinet etj. Ata të gjithë bëjnë të njëjtat lëvizje kërcimi, të cilat simbolizojnë zemër që rreh. Deri tani pjesëmarrjen e tyre në Kampionat e kanë pohuar sportiste nga 60 shtete.