Eмисия новини
от 12.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Fjetja e Hyjlindëses Mari – festa më e festuar verore në Bullgari

БНР Новини
Снимка: sv-prorok-ilia.ikonata.eu

Fjetja e Hyjlindëses Mari, e quajtur akoma Shën Maria e Madhe, është një nga 12 festat më të mëdha gjatë vitit, të cilën Kisha jonë e shënon gjithmonë më 15 gusht /28 gusht sipas stilit të vjetër/. Ky është festimi më i madh ortodoks kushtuar Nënës së Zotit. Fjetja është momenti në të cilin shpirti ndahet nga trupi. Tek Shën Mëria kjo është pa vuajtje, si një gjumë i qetë dhe i lumtur, i cili e shpie në botën qiellore të parajsës tek Shpëtimtari Jisu Krisht. Prandaj dhe dita është e përmbushur me një solemnitet të madh dhe festohet në të gjithë Bullgarinë.

Mes manastireve më të njohura, të cilat mbajnë emrin “Fjetja e Hyjlindëses” janë ai i Baçkovos, i Trojanit, i Dragalevcit, Sokollski, Çerepishki, Batoshevski dhe Arbanashki. Manastiri i shenjtë “Fjetja e Hyjlindëses” në dioqezën e Vidinit, i cili është një nga më të rejat, po kështu do të mbledhë shumë besimtarë nga Bullgaria Veriperëndimore. Qindra vende të populluara tek ne festojnë Shën Mërinë e Madhe si festë e kishave me tubime dhe kurban për shëndet. Festojnë që të gjithë me emrin Maria, Mariana, Mariella, Marieta, Mario, Marijana dhe Presllava.

Fjetja e Hyjlindëses Mari – festa kishtare e Manastirit të shenjtë të Trojanit

Kjo festë e ka zanafillën e vet nga Kisha e Jerusalemit dhe është një nga festat më të lashta, kushtuar Nënës së Zotit. Në ikonat, si dhe në shërbesën festive në këtë ditë, lavdia e Shën Mërisë arrin apogjeun e vet. E tillë është dhe festa në Manastirin e Trojanit “Fjetja e Shën Mërisë” i cili gjendet në bregun e lumit Çerni Osëm, 10 kilometra në lindje nga qyteti Trojan. Aty ruhet ikona e njohur çudibërëse e Nënës së Zotit.

Снимка

Mendohet se manastiri ka lindur aty gjatë fillimit të shekullit të 17, kurse themeluesi i tij ka qenë një murg i panjohur i vetmuar. Në vitet e robërisë osmane murgu i vetmuar ka qenë i vizituar nga një murg tjetër nga mali Athos i cili ka mbajtur me vete ikonën çudibërëse të “Shën Mërisë me tre duar” si një dhuratë për të afërmit e vet në Vllahi. Lajmi për ikonën e shenjtë është hapur shpejt dhe populli nga afër dhe nga larg ka ardhur për t'u përkulur përpara saj. Kur ka ardhur koha që të vazhdojë rrugën e vet për në Vllahi, murgu është nisur por pa dalë akoma nga oborri, kali i tij është penguar dhe është rrëzuar. Ai e ka shtyrë udhëtimin, por pas disa ditëve kali përsëri është penguar në po të njëjtin vend. Këtu murgu ka parë shenjën e Zotit dhe e ka lënë Shenjtoren tek murgu i vetmuar. Murgu i Trojanit shumë shpejt ka tërhequr dhe disa vëllezër të tjerë të cilët kanë ndërtuar për ikonën e Hyjlindëses çudibërëse një kishës të vogël prej druri dhe kanë filluar të zhvillojnë shërbesa në të. Lavdia e ikonës çudibërëse “Shën Maria me tre duar” është përhapur anë e mbanë, sepse ajo vazhdimisht ka dhuruar shpëtim për ata të cilët vijnë me shpresë dhe besim tek ajo. Që atëherë e këtej tanimë 4 shekuj lutës nga të gjitha krahinat e vendit vijnë tek ajo në festën kishtare të manastirit të Trojanit “Fjetja e Hyjlindëses Mari”. Pas liturgjisë festive, murgjit e nxjerrin ikonën për një procesion liturgjik nga tempulli deri tek vendi i çudisë së parë, të realizuar nga ikona. Sipas traditës shërbesat fetare për festën, të cilat fillojnë akoma në vigjiljen e festës dhe vazhdojnë edhe në ditën tjetër, kryhen personalisht nga Shenjtëria e Tij Patriarku Bullgar Neofit.

Kisha e kryeqytetit Shën Petka pret ikonën çudibërëse të Shën Mërisë-odigjitria

Në fillimin e kreshmës, ikona çudibërëse ukrainase e Shën Mërisë-odigjitria mbërriti për herë të parë në Sofje. Sipas legjendës pamja e shenjtë e Nënës së Zotit ka dëgjuar shumë shpejt lutjet e besimtarëve. Ikona ka qenë e pikturuar në manastirin “Shën Pantelejmon” në Malin e Shenjtë gjatë vitit 1893 dhe e përuruar në Selinë e Shenjtë të Dohijarit. Në fillim të shekullit të kaluar ikona është e dhuruar kishës “Shën Aleksandër Nevski” në qytetin ukrainas Ananiev. Tregimet e laikëve të cilët kanë gjetur shpëtim dhe shërim nga sëmundje të rënda përpara saj janë shumë, më në veçanti kur lutja buron nga shpirti.

Снимка

Atëherë ndihmon Shën Mëria e Madhe përmes ikonës së vet dhe bën çudira”, tregon ikonomi Nikollaj Nikollov, kryepeshkop i kishës së kryeqytetit “Shën Petka”, ku ikona është e eksponuar për t'u përkulur përpara saj. Pas festës të Shën Mërisë së Madhe, Shenjtorja do të largohet drejt Ukrainës më 16 gusht.

Fjetja e Hyjlindëses Mari e Shenjtë – festa e qytetit Varna

Më 15 gusht banuesit e qytetit Varna shënojnë festën e qytetit të vet me koncerte, me regata dhe atelie për fëmijët. Ngjarjet janë organizuar nga Bashkia e qytetit Varna, me ndihmën e forcave Ushtarako-Detare dhe Mitropolia e Varnës dhe Dioqeza e Velikopresllavit. Pas liturgjisë së Shenjtë festive hierarkike në kishën Katedrale “Fjetja e Hyjlindëses Mari” dhe ngritjes së flamurit të qytetit fillon një procesion me ikonën çudibërëse të Shën Mërisë.

Снимка

Gjithë ditën në skenën “Rakovina” në kopshtin detar interpretues të ndryshëm dhe ansamble do të kujdesen për gjendjen e mirë shpirtërore të banuesve dhe të miqve të kryeqytetit detar. Në mbrëmje në zonën e Stacionit Detar, festa do të përfundojë me një koncert të këngëtarëve pop dhe rok bullgarë.

Përpiloi: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени