Tri ekipe të arkeologëve fillojnë gërmime te kalaja Trapezica në qytetin Veliko Tënovo (kryeqyteti mesjetar bullgar). Financimi i siguruar nga Ministria e kulturës për këtë qëllim është 38 mijë leva.
Profesori Konstantin Totev nga filiali i Institutit arkeologjik kombëtar pranë Akademisë Bullgare të Shkencave do të vazhdojë të zbulojë arkitekturën autentike në vendin, i cili ndodhet pranë murit të saporestauruar lindor të fortifikatës së Trapezicës. Do të vazhdojë dhe restaurimi i kalasë. Docent doktor Dejan Rabovjanov do të punojë mbi tempullin e zbuluar vitin e kaluar, plot me zbulime të vlefshme – një ikonë madhështore, kryqe dhe sende me veshje të argjendtë, të lidhura me shenjtërimin e tempullit.
Me paratë e ofruara nga Bashkia e Veliko Tërnovos në kryeqytetin e lashtë do të fillojnë përsëri gërmimet e bllokuara para disa vitesh në sektorin juglindor të kodrës Trapezica, ku ishte gjetur një kompleks të madh feodal. Pranë tij ndodhen rrënojat e një kishe me konstruksion të ndërlikuar, prej së cilës deri tani është zbuluar vetëm një pjesë e vogël. Rifillimi i punës së arkeologëve do të lejojë që të bëhen përfundime për përdorimin e ndërtesës – a ka qenë përdorur si manastir, apo si rezidencë e peshkopit.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova