Një ndërtesë masive me mure, trashësia e të cilave është 80 centimetra, u zbulua gjatë gërmimeve arkeologjike në kështjellën “Tuida” të Antikitetit të Vonë dhe të Mesjetës pranë qytetit jugor Sliven.
Dihet se në fund të shekullit të VI-të dhe në fillim të sh. VII-të kalaja ka qenë asgjësuar tërësisht. Më vonë është restauruar dhe jeta në të vazhdon deri në sh. XIII-XIV, kur është braktisur nga banorët e saj.
Ndër sendet e gjetura ka një vathë argjendi, monedha dhe shumë enë të përdorura në jetën e përditshme të paraardhësve tanë. Ato tregojnë se dendësia e popullsisë në këtë vend ka qenë e lartë.