Eмисия новини
от 18.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

8 nëntori – Dita përkujtimore për rajonet kufitare juglindore të Serbisë me popullsi bullgare

Автор:
БНР Новини
Снимка: glaspress.rs

Periudha që nga Çlirimi i Bullgarisë nga zgjedha pesëshekullore turke gjatë vitit 1878 deri në fund të Luftës së Dytë Botërore, e cila mbaroi me nënshkrimin e Traktatit Paqësor të Neuilly-sur-Seine në vitin 1919, është plotë shumë humbje për vendin tonë. Përveç reparacioneve financiare me përmasë 2 250 000 franka të arta, të cilët Bullgaria duhej t’ua paguante fituesve, ajo humbi një pjesë të madhe të territorit të saj të populluar me bullgarë. Sipas dispozitave të shënuara në Traktatin e vitit 1919 Rumania duhej të merrte Dobruxhën e Jugut, ndërsa Maqedonia të ndahej midis Greqisë dhe Serbisë. Më 6 nëntor të vitit 1920, kur ushtritë e saj okupuan rajonet e Carigradit, Bosilegradit, Strumicës, Serbia mori rajonet kufitare juglindore, si pjesë e rajonit të Trënit dhe Kullës. Kjo detyroi shumë bullgarë të kërkojnë shpëtim në kryeqytetin e Sofjes dhe në qytete të tjera bullgare, larg territoreve kufitare. Sot, 99 vjet pas ngjarjeve tragjike të vjeshtës së vitit 1919 popullsia bullgare, e cila mbeti në trojet e shkëputura, po vazhdon t’i mbrojë të drejtat e veta dhe t’i ruajë të gjalla traditat dhe vetëdijen bullgare. Dita përkujtimore për rajonet kufitare juglindore të Serbisë me popullsi bullgare, të cilën e shënojmë më 8 nëntor që nga viti 1991, është shkas që ta përqendrojmë vëmendjen tonë te bashkatdhetarët tanë në Bosilegrad, që të mësojmë se si perspektiva evropiane e Serbisë, që mori vendi gjatë Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së, do të ndikojë dhe do ta ndryshojë jetën e tyre.

Ne, bullgarët, nuk jemi kundër aderimit të Serbisë – shteti, ku banojmë, në familjen evropiane. Unë jam i sigurt se kjo do të jetë pozitive për të gjithë, thotë Kryetari i shoqatës bullgare “Gllas” (“Zëri”) Aleksandër Dimitrov nga Bosilegradi. Mirëpo, sipas tij përkrahja e madhe nga ana e Bullgarisë “ndoshta nuk është pozita më e denjë e qeverisë bullgare. Kohët e fundit ndodhin gjëra shumë të pakëndshme. Para pak kohe në Serbi kishte zgjedhje për këshill kombëtar, të cilat u përlyen. Këto ishin zgjedhje, por nuk kishte zgjedhje dhe e gjithë kjo ndodhi nën diktatin e shtetit serb. Unë jam shumë i dëshpëruar, sepse gjatë të gjitha këtyre viteve politikanët flasin se marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Serbisë nuk kanë qenë kurrë më të mira. Si t’u besojmë atyre, kur praktikisht në Bosilegrad kjo nuk shihet aspak, ose të paktën unë nuk e shoh. Nuk mund të kuptojmë edhe mungesën e përfaqësuesve të shtetit serb, për shembull në një jubile si ky, që festuam para pak kohe – 20 vjet Qendër Informative Kulturore, ose shënimi i përvjetorit të vdekjes së Apostullit të Lirisë Vasill Levski. Tashmë shumë vite kemi një monument në Bosilegrad, ku unë nuk kam parë deri tani përfaqësues të shtetit serb bashkë me delegacionet që vijnë nga Bullgaria. Vetëm me një qëndrim të tillë mund të më bindin se gjërat ndryshojnë në drejtimin e duhur.

Foto: BGNES

Z. Dimitrov theksoi edhe meritat e shoqatës për zhvillimin e disa tryezave shumë të rëndësishme në Bosilegrad, kushtuar temave të rëndësishme, si arsimi, liria e mediave dhe kryesisht ruajtja e natyrës në regjion. Rreziku nga katastrofa ekologjike është real, për shkak të shpopullimit të qytetit dhe kryesisht të fshatrave të afërta, gjë që lejon ndërtimin e centraleve termike dhe zhvillimin e veprimtarive të tjera, të cilat e ndotin ujin që mbetet jashtë centraleve, sasia e të cilit është tepër modeste. Institucionet përgjegjëse janë informuar shumë herë me letra nga qytetarët, por tani për tani nuk ka rezultat, sipas Kryetarit të shoqatës “Gllas”.

Megjithatë ka pak optimizëm, sa u përket mediave bullgare në vendin fqinj perëndimor. Ju rikujtojmë se pas një seri bisedimesh gjatë vizitës së Presidentit Rumen Radev në Serbi gjatë muajit qershor, u arrit marrëveshje që mediat në gjuhën bullgare në rajonet kufitare juglindore të Serbisë me popullsi bullgare të marrin mjete nga shteti serb. Sot, pesë muaj më vonë, është dërguar një pjesë e madhe prej tyre, gjë që u lejon redaksive për ta vazhduar punën.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна