Shkëmbinjtë e Bellogradçikut morën çmimin e posaçëm në kategorinë “Zgjedhja e bullgarëve” në ceremoninë e dorëzimit të çmimeve vjetore në fushën e turizmit. Çmimin në kategorinë “Shpirti i Bullgarisë” e mori muzeu etnografik në të hapur “Etëra” në qytetin Gabrovo. Ministrja e turizmit Nikolina Angjellkova nënvizoi rezultatet e mira në turizëm - 31% rritje të turistëve për 3 vjetët e fundit dhe 38% rritje të të ardhurave. Ajo theksoi se, këto rezultate janë të mundshme, vetëm kur ndiqet bindshëm qëllimin e vendosur - Bullgaria të bëhen një destinacion turistik për gjithë vitin.