Nga data 23 mars deri më 2 qershor të vitit 2019 piktori i lindur në Bullgari Hristo Javashev-Kristo për herë të parë në karrierën e tij do të prezantojë vepra të veta në Muzeun “Iv Sen Loran” në kryeqytetin e lashtë të Marokut Marrakesh.
Në ekspozitë do të gjejnë vend kolazhe, piktura dhe skulptura të krijuara në vitet 60-të të shekullit të kaluar kushtuar gruas së krijuesit Zhan-Klod. Për këtë vjen të sugjerojë edhe emri i ekspozitës “Gra 1962-1968”.
Me veprat e tij, përveç respektit ndaj gruas së vet të ndjerë në vitin 2009, Kristo shfaq qëndrimin e vet ndaj modës dhe trupit të njeriut.