Plovdivi e priti Vitin e Ri si qyteti i parë bullgar që është Kryeqyteti Evropian i kulturës. Njëzet vjet pasi ishte mikpritës i Muajit të kulturës në vitin 1999, qyteti do të festojë gjatë vitit 2019 nismën më prestigjioze kulturore të BE. Fillimi zyrtar i mikpritjes është më 12 janar me shfaqjen “Ne jemi të gjithë ngjyrat” me pjesëmarrjen e mbi 1 500 artistëve. Për Radion Kombëtare Bullgare Kryetari i Bashkisë së Plovdivit Ivan Totev nënvizoi, se në programin e Plovdivit – Kryeqytet Evropian të kulturës 2019, janë përfshirë mbi 300 projekte dhe 500 aktivitete. Pjesë prej tyre – ekspozitë, sfilatë mode, disa koncerte, do të mbahen në pjesën e vjetër të qytetit.