Eмисия новини
от часа
Българско национално радио © 2021 Всички права са запазени

Gjatë janarit në Bullgari dalin kukerët për të dëbuar forcat e liga

Foto: BGNES

Me ardhjen e Vitit të Ri vjen koha, kur bullgari pret më shumë miq në shtëpinë e tij. Sipas traditës së vjetër, për Ditën e emrit mysafirët vijnë pa ftesë paraprake, ndërsa në muajin e parë të vitit Ditën e tyre të emrit e festojnë shumë bullgarë. Janari është muaji i lidhur edhe me Lojërat e kukerëve. Në qytete dhe fshatra shtëpitë janë të hapura për të pritur vallëzimin e burrave me maska të frikshme. Besohet, se me to ata dëbojnë forcat e liga, që kanosin njerëzit.

Në fshatin Zhabokrët, në afërsi të qytetit Kjustendil, për shembull, ka dy kolektiva të kukerëve, të cilët më 1 janar që nga ora 8 e mëngjesit shkojnë shtëpi më shtëpi. Janë të mirëpritur në çdo familje, pjesëmarrësit në këto kolektiva janë burra të moshave të ndryshme, mes tyre ka studentë, nxënës, punëtorë, bile policë për nga profesioni. Të gjithë janë të veshur me kostumet tradicionale prej lëkurave të kafshëve të ndryshme. Pjesëtarët e familjeve i dhurojnë me monedha për shëndet, me produkte mishi, me byrek dhe verë, të gjitha të prodhuara në shtëpi.