Në lidhje me iniciativën Plovdivi-Kryeqyteti Evropian i kulturës, Banka Popullore Bullgare paraqiti një monedhë përkujtimore të argjendtë, e cila hyn në qarkullim më 7 janar. Qyteti i dytë bullgar për nga madhësia qe shpallur nga Komisioni Evropian për mbajtës të titullit Kryeqyteti Evropian i kulturës gjatë vitit 2019 bashkë me qytetin italian Matera. Inaugurimi i madh i kësaj ngjarjeje do të zhvillohet më 12 janar, kur banuesit dhe miqtë e qytetit do të bëhen dëshmitarë të një programi të madh zbavitës me pjesëmarrjen e më shumë se 1500 artistëve.