Eмисия новини
от 12.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Gratë në biznes: Allbena Simeonova - një prodhuese e verës organike nga qyteti Nikopoll

Dielli, lumi dhe toka e kthejnë verën e Allbena Simeonovës në një eliksir për shpirtin

Автор:

Prej kohe prodhimi i verës dhe vreshtaria nuk janë një territor i ruajtur vetëm për burrat. Po, të prodhosh një verë jo të zakonshme, por një eliksir të vërtetë, e cila ka certifikatë evropiane për një produkt natyral, të kujdesesh për vreshtat, të cilat janë shtrirë në radhë të drejta, deri tek horizonti, të përpunosh afro 300 dynymë prej natyrës më të pastër të Bullgarisë, e cila është pjesë nga rrjeti ekologjik evropian Natura 2000, t’u japësh punë dhjetëra familjeve në një nga regjionet ekonomike më të prapambetura të vendit tonë, kjo është e arritshme vetëm për pak njerëz. Një sipërmarrëse me ide shumë të guximshme dhe me optimizëm të madh dhe të pamposhtur – kjo është Allbena Simeonova.

Ajo ka lindur në qytetin Pernik. Ka përfunduar studimet e saj në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, me specialitet biologji dhe kimi. Më vonë specializon Agroekologji dhe Menaxhimin e mjedisit  në Shtetet e Bashkuara, por prej 20 vjetëve jeton në qytetin Nikopoll – afër tokës së vet. Allbena merret me rritjen e 290 dynymëve vreshta në tokën e fshatit Ljubenovo, dhe tanimë është mes prodhuesve të mëdhenj të verës në regjionin buzë lumit Danub. Ajo e lidh emrin e verës së vet me regjionin e pllajës së Nikopolit, ku është prodhuar. Shkaku është se pikërisht këtu respektohet dhe vlerësohet shumë një traditë e vjetër për vreshtat dhe për prodhimin e verës, të cilën ajo e zhvillon edhe më tej, duke e punuar tokën e njërit prej territoreve më të pastra dhe të ruajtura për nga ana ekologjike  në vend, por mbase dhe në Evropë. Për shkak të rolit të vet aktiv në projekte, të lidhura me ekologjinë dhe përpjekjet e saj në mbrojtje të sektorit të bujqësisë ekologjike, Allbena Simeonova është e zgjedhur  kryetare e Asociacionit Bullgar “Bioprodukte”. Kjo shoqatë bashkon të gjithë prodhuesit që punojnë sipas kërjkesave të larta të bujqësisë biologjike në vend.

Deri tani çdonjëri mund të takohej personalisht me të në ditët e festivalit javor të fermerëve “Nga ferma jonë – me dashuri për ju!” të organizuar para godinës së Ministrisë së Bujqësisë në Sofje. Aty Allbena Simeonova prezantoi verërat e saj organike – të kuqe nga varieteti Kabernet Sovignion dhe verë roze nga varieteti Storgozia.

Bullgarja sipërmarrëse është e bindur se, ushqimi duhet të jetë i prodhuar në mënyrë që të mbrojnë shëndetin e njerëzve dhe në të njëjtën kohë pastërtinë e mjedisit.

“Prodhuesve të mallrave organike u është akoma shumë e vështirë në vendin tonë, por pavarësisht nga kjo ngadalë rritet interesi drejt prodhimit natyral, thotë Allbena Simeonova. Prodhimi i verës biologjike është akoma më pak atraktive. Njerëzit tek ne në vend të parë interesohen për këtë të ushqejnë fëmijët e vet me fruta dhe perime mundësisht natyrale e shëndetësore, kurse vera - a është ajo organike ose jo, kjo s’është me rëndësi. Prandaj çmimi i verërave organike tek ne është i njëjti si ai i verërave konvencionale.

Në bujqësi unë nuk përdor pesticide, plehra kimike ose organizma të modifikuara gjenetikisht. Vreshtat e mia gjenden në pllajën e Nikopolit, tërë rajoni është përfshirë në rrjetin ekologjik evropian “Natura 2000”. Kam akoma 120 dynymë vreshtash të reja, kurse në ekspozitën e fundit  “Java e Gjelbër” në fund të muajit janar të këtij viti në Berlin, vera e parë e cila u shit ishte “Muskati” im. Pavarësisht se është verë e bardhë, por e dimë se, sipas traditës gjatë periudhës së dimrit më shumë pihet verë e kuqe, vera ime doli favoriti në ekspozitë. Jehona shumë të mira kishte dhe për verënroze, të cilën e prodhoj. Somelierët e vlerësojnë lartë, por më shumë pëlqehet nga konsumatorët e zakonshëm.

Sipas Allbenës, më e rëndësishmja për çdo një prodhues të verës është të shikojë nga afër shijet e konsumatorëve dhe të synojë tаlarmojë prodhimin e vet. Përmbajtja më e ulët e alkoolit po kështu e bën verën e saj më të lehtë dhe të preferuar për t’u pirë.

Prodhoj verë për eksport në Belgjikë dhe në Danimarkë, por njëkohësisht shes dhe në Bullgari”, shton Allbena Simeonova: Pëlqehet jashtë shtetit, sepse shija është fare e ndryshme nga verërat e njohura në masë. Sekreti është tek rrushi i mirë dhe me cilësi, kurse unë mbështetem pikërisht tek kujdesi për rendimentin e rrushit. Pothuajse e gjithë puna është me dorë, për shkak të kësaj jam një nga punëdhënësit më të mëdhenj sezonal në rajonin e qytetit Nikopoll. Kam të regjistruar 25 veta punëtorë me rogë, por tani, në stinën e krasitjes, në fushë janë mbi 80 veta. Njerëzit nga fshatrat përreth janë angazhuar  në krasitje. Vreshtat e mia janë vetëm në tokën e fshatit Ljubenovo, por aty tani punojnë njerëz nga Nikopoll, Vëbell dhe Novaçene. Disponoj  të gjitha llojet e makinave moderne për përpunimin e vreshtave. Investimi është shumë i madh, puna nuk është për secilin. Kërkohet një durim shumë i madh dhe dëshirë të vazhdosh përpara. E mira është  se tanimë ka programe të shumta evropiane, të cilat e ndihmojnë një biznes të tillë fillestar i cili hedh hapat e vet të parë dhe më tepër ata të cilët merren me një bujqësi organike. Kurse kjo se vendi ynë është pjesë nga familja Evropiane  sjell dobi për pjesën më të madhe të prodhuesve bujqësorë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Gergana Mançeva dhe arkiv personal

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна