Drejtori i përgjithshëm i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) Konstantin Kamenarov dha dorëheqje, pasi Gjykata e shpalli fajtor për ngasje të veturës në gjendje të dehur. Dorëheqja u miratua njëzëri nga Këshilli i Mediave Elektronike, i cili zgjodhi me shumicë drejtorin e programit të BNT-së Emill Koshllukov për drejtor të përkohshëm të televizionit shtetërorr. Koshllukov ka qenë i vetmi kandidat, i cili u është përgjigjur të gjitha kërkesave ligjore për këtë post.