Eмисия новини
от 15.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Komisioni Atletik i shtetit të Kalifornisë ndëshkoi boksierin Kubrat Pulev

Kubrat Pulev
Снимка: EPA/BGNES

Komisioni Atletik i shtetit të Kalifornisë ndëshkoi boksierin Kubrat Pulev. Komisioni shpalli vendimin e vet pas skandalit me reporteren amerikane të puthur nga Pulevi Jennifer Ravalo, e njohur si Jenny SuShe, pas ndeshjes së bullgarit kundër rumunit Bogdan Dinu në Kaliforni gjatë muajit mars të këtij viti. Komisioni ndërpreu licencën e Pulevit në Amerikën Veriore deri në 23 shtator – 6 muaj pas datës së puthjes. Deri atëherë boksieri duhet të përfundojë një kurs për abuzimet seksuale. Përveç kësaj boksieri bullgar duhet të paguajë 2500 dollarë amerikanë. Më 22 korrik Pulev duhet të paraqitet përsëri para Komisionit dhe të prezantojë prova se e ka mbaruar kursin. Që atëherë ai mund të aplikojë për rimëkëmbjen e të drejtave të tij.

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени