Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Afro 1400 veta u nisën në rrugën e Çetës së Botevit

Снимка: Svetosllav Cvetanov

1400 veta nga mbarë vendi u nisën në rrugën e Çetës së Botevit si shenjë respekti ndaj heroizmit të revolucionarëve bullgarë. Iniciativa zhvillohet për të 73-in vit me radhë. Itinerari është me gjatësi 120 kilometra nga bregu i Kozllodujit deri në majën Okollçica dhe do të kalohet nga pjesëmarrësit në kuadrin e 5 ditëve. Më 17 maj 1876 në bregun e Danubit në rajonin e qytetit Kozlloduj u zbrit çeta e emigrantëve bullgarë dhe u nis për në Ballkanin, që t’i ndihmojë pjesëmarrësit në Kryengritjen e Prillit, me shpresën se së shpejti Bullgaria do të çlirohet nga zgjedha pesëshekullore turke. Në krye të çetës ishte revolucionari dhe poeti i madh Hristo Botev, i cili u vra në malin Stara Pllanina në rajonin e majës Okollçica.

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна