Eмисия новини
от 15.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Zëvendëskryetari i GERB-it Cvetan Cvetanov dha dorëheqje

Снимка: BGNES

Zëvendëskryetari i GERB-it Cvetan Cvetanov dha dorëheqje.

Ai largohet nga drejtoria e partisë dhe mbetet anëtar i saj i rregullt. Kjo u bë e qartë pas një bisedimi midis Kryetarit të GERB-it Bojko Borisov dhe Cvetan Cvteanovit. Në profilin e vet në Facebook Cvetanov shprehu mirënjohjen e vet për 13 vitet e punës së përbashkët në GERB: Sipas Partisë Socialiste Bullgare (BSP) tërheqja e Cvetanovit është një ripohim i fajit të tij”. Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) refuzoi të komentojë dorëheqjen e tij me argumentin se nuk duan të përzihen në punët e çfarë do që të jetë partie.

Emri i Cvetanovit u përhap në hapësirën publike për herë të parë në vitin 2001. Atëherë ai u bë ndihmës operativ i Bojko Borisovit, i cili në atë kohë zinte postin e kryesekretarit të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Gjatë 2005-ës, kur Borisov u zgjodh kryetar i Bashkisë së Sofjes, Cvetanov u bë zëvendëskryetar i bashkisë. Nga muaji korrik i vitit 2009 deri në mars të 2013-ës Cvetanov ishte Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Brendshme në kabinetin e Bojko Borisovit. Cvetanov ishte pranë Borisovit edhe gjatë formimit të partisë GERB.
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени