Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Në pritje të edicionit të 50-të të Festës së Shopëve në qytetin Elin Pelin

Автор:
Снимка: elinpelin.org

Nga 17 deri më 23 qershor banorët dhe miqtë e qytetit Elin Pelin do të festojnë në ritmin e valleve dhe këngëve të shopëve(grup etnografik i Krahinës Perëndimore të Bullgarisë). Janë të ftuar artistë dhe krijues nga afër dhe nga larg. Tradita e shopëve prej kohe ka fituar dashurinë jo vetëm të publikut, por edhe të brezave shkrimtarësh dhe etnografësh.

Është kategorik vlerësimi i folkloristit të njohur bullgar Mihaill Arnaudov: “Në Shoplluk (rajonet e populluara me shopë) ka një pasuri të vërtetë. Gjuhë më të pastër, lirikë më të mirë, humor më të mençur, epos i cili nuk e ka shokun.” Një krijimtari frymëzuese trashëguar nga shkrimtari i madh Elin Pelin – patron i qytetit, është një nga shtyllat e traditës shumëvjeçare të festës. Edhe shopët me karakterin e tyre të papërsëritshëm, janë personazhe të preferuara prej tij në veprat artistike. Të njohur me kokëfortësinë, inatin dhe prakticizmin, me ndjenjën e hollë prej humori, ata arrijnë të qeshen edhe mbi të metat e veta. Vështirë mund të përshkruhet një shop, pasi edhe mjeshtri i madh bullgar i furçës Vlladimir Dimitrov – Mjeshtri pranon: “Nuk mjafton një jetë për të pikturuar kokën e shopit”. Në enciklopedinë qesharake të shopëve kundrejt germës bullgare Ю (ju) qëndron fjalën „юбиляр“ (jubilar), ndërsa përcaktimi është: “njeri i çliruar përkohësisht nga kritika”. Kryetari i bashkisë së qytetit Elin Pelin, zoti Ivajllo Simeonov tregon:

“Edhe kësaj here Festa e Shopëve do të mbledhë të gjithë, të cilët pëlqejnë qytetin dhe traditat e shopëve. Sivjet shënojmë 50 vjetorin me moton “Festa e shopëve është traditë”. Është një nder për ne, se ajo do të kalojë nën kujdestarinë e presidentit të Republikës së Bullgarisë Rumen Radev. Fillimi është më 17 qershor – dita e festës së krishtere Shpirti i Shenjtë, në rajonin “Cërkveto” në afërsi të qytetit Elin Pelin, aty ku lindi vendbanimi. Si trashëgimtarë të denjë të paraardhësve, mblidhemi për të respektuar veprën e tyre. Secili prej fiseve të mëdha ka një vend të vet të quajtur “qelizë” ku përgatit kurbanin. Liturgjia fillon në orën 12. Ditët e pastajme – 18, 19, 20 janë veprimtaritë kulturore me pjesëmarrjen e grupeve të shopëve. Do të shfaqen filma, do të prezantohen ekspozita të krijuesve vendorë, koncerte fëmijësh, gara... Të gjitha aktivitetet do të tregojnë se sa e larmishme është jeta e shopëve dhe se sa shumë veprimtari kulturore dhe sportive realizon bashkia. Programin e botuam në internet, kështu që secili të zgjedhë atë që i përshtatet shijes së tij. Ditën e enjte më 20 qershor nga qyteti i vëllazëruar Leskovac (Serbia Juglindore) do të vijë këngëtarja Dragana. Gjithnjë në festat tona ftojmë përfaqësues të qyteteve të vëllazëruara. Besoj, se garancia më e madhe për paqen dhe fqinjësinë e mirë është të njohim kulturën e të tjerëve, të respektojmë njeri tjetrin. Më se 10 mijë janë ata të cilët shfaqën dëshirë të vijnë në qytet për festën. Ditën e fundit është pjesa zyrtare e festës, kur presidenti Radev do të përshëndetë të pranishmit, gjë pas së cilës do të fillojë programi i ansambleve tona. Kështu që festa do të shndërrohet në një paletë të pasur laramane plotë shfaqjeve të kulturës tradicionale të Bullgarisë, gjë që do të shihet në një vend. Ftoj të gjithë ata që dëshirojnë të vijnë në qytetin Elin Pelinë për të parë traditat e shopëve. Shpresoj se do të grumbullojnë përshtypje të jashtëzakonshme.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна