Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Eurohold Bullgaria i blen aktivet e kompanisë çeke CEZ-Bullgaria

Снимка: dnevnik.bg

“Eurohold Bullgaria” do ta blejë Operatorin e shpërndarjes së energjisë elektrike në Bullgari të kompanisë çeke CEZ. “Euohold” është gati të paguajë për aktivet e CEZ-it 335 mln. euro. Deri tani “Eurohold Bullgaria” punonte vetëm në fushën e sigurimit dhe për herë të parë shkel në tregun energjetik. Kompania do ta financojë marrëveshjen me para të veta dhe me hua nga bankat globale të investimeve. Kontrata në fjalë duhet të miratohet nga Komisioni i Mbikëqyrjes Financiare, i cili do të kontrollojë origjinën e parave, që do të përdoren për blerjen e shoqërisë energjike – a janë respektuar parimet tregtare, dhe nga Enti Rregullator i Energjisë – a do të mund “Eurohold” të sigurojë investime dhe ta zhvillojë Operatorin e shpërndarjes së energjisë gjatë dy vjetëve të ardhshme.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна