Eмисия новини
от 15.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Bullgarët në Shqipëri – një fragment i historisë dhe i kulturës së lashtë bullgare

Kalaja e Beratit

“Bullgarët më të rinj” është film i Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë kushtuar diasporës bullgare në Shqipëri. Bashkësinë bullgare parlamenti shqiptar e njohu zyrtarisht gjatë vitit 2017. Historiani doktor Jordan Kolev thotë se popullsia bullgare në Shqipëri është autoktone ashtu siç ka qenë dhe popullsia shqiptare.

Në shkencën tonë historike një nga “vendet bosh” është e ashtuquajtura tezë autoktone, se jemi një popull, i cili që në lashtësinë e thellë rrjedh nga popullsia vendase. Gjatë viteve të fundit arkeologjia, antropologjia dhe gjuhësia shtuan fakte të reja në përkrahje të saj, por dhe gjenetika zbuloi historinë e fisit njerëzor. Studimet gjenetike përfshi dhe ato të Agjencisë Bullgare të Shkencave ripohuan se ADN-ja e popullsisë bazë në Bullgari është 7800 vjeçare. Në po këtë moshë janë dhe bullgarët në Shqipëri. Titani i Rilindjes Bullgare Gjeorgji Stojkov Rakovski, i cili është jo vetëm revolucionar, por dhe historian dhe gjuhëtar, në punimet e tij zhvillon tezën se bullgarët janë një popullsi autoktone në Ballkan, thotë doktori Kolev dhe saktëson se këtë qëndrim e mbron dhe historiani Ganço Conev në fillim të shekullit të 20, kurse në fund të shekullit e ripohon dhe profesori Asen Çilingirov. Ai e ripohon atë, të cilën Rakovski dhe Pajisij Hilendarski e kanë përshkruar në libra, duke realizuar një ekspeditë në Shqipëri. Në librin e tij “Ditari shqiptar” ai përshkruan të gjitha antiket bullgare në territorin e Shqipërisë së sotme.

Mbishkrimi i BallshitProfesori Çilingirov thotë se Dekretet e Vasilit II për të drejtat e Kryepeshkopatës Bullgare, pavarësisht se kanë arritur deri tek ne  në kopje jo të plota nga shekulli i 16, vizatojnë kufijtë e kryepeshkopatës dhe të peshkopatave të saj dhe japin të dhëna për kufirin jugperëndimor dhe perëndimor të Mbretërisë së Parë Bullgare. Ato përfshijnë të gjithë territorin e Shqipërisë së sotme në jug të Durrësit me peshkopatat e Butrintit, Himarës, dhe Fushën e Drinit, Adrianopolin, Antigoninë dhe peshkopatat Petra, Rigi dhe Ber në Thesali - Janinë në Epirin Jugor, një pjesë nga mitropolia e Nikopolit të Epirit. Disa nga këto të dhëna i lexojmë dhe në “Historinë e kryepeshkopatës së Ohrit” të historianit kishtar dhe arkivistit akademik Ivan Snegarov. Ka shumë pak dokumente të ruajtura, sepse janë shkatërruar qëllimisht.

Një pjesë nga dorëshkrimet ruhen në institucionet depozitare, më tepër në Rusi - vazhdon doktori Kolev. Ka shumë gjurmë, por nuk kemi akses dhe prandaj nuk kemi studiuar të gjitha dokumentet. Berati ose Beligrad, siç është emërtimi i tij bullgar ka qenë një pjesë e pandarë e Mbretërisë së Parë dhe e asaj të Dytë Bullgare dhe e Kryepeshkopatës Bullgare të Ohrit. Këtu e kanë shpërndarë krishterimin në gjuhën bullgare shtatë shenjtorët e nderuar nga Kisha Ortodokse Bullgare si krijues dhe përhapës të alfabetit glagolik dhe cirilik - Vëllezërit e Shenjtë Kirill dhe Metodij, Kliment Ohridski, Sava, Naum, Gorazd  dhe Angjellarij, gjë për të cilën dëshmojnë pikturat e tyre nëpër kishat e ruajtura nga kjo periudhë. Tema për historinë bullgare është shumë e madhe. Një pjesë e pandarë e saj është vendi etnik dhe gjuhësor bullgar, që tani është në kufijtë shtetërorë të Shqipërisë.

Si dëshmi doktori Kolev tregon Triodionin e Orbelit - një monument letrar nga shekulli i 13, i cili është shkruar në gjuhën letrare bullgare nga koha e Shtetit të Dytë Bullgar dhe është pjesë e dorëshkrimeve të Shkollës Letrare të Ohrit. Është gjendur në fshatin shqiptar Herebel, që ku vjen dhe emri.  Sot ai ruhet në Bibliotekën Kombëtare të Rusisë. Një monument tjetër, për të cilin përmendet  në burime të shumta është Mbishkrimi nga qyteti Ballsh nga periudha e Princit Boris I (852-889) me datën e pagëzimit të bullgarëve dhe me dëshmi për kufirin jugperëndimor të shtetit bullgar nga ajo kohë. Gjatë periudhës së Mesjetës Ballshi është i njohur dhe me emrin bullgar Gllavinica. Atje është transferuar selia e  peshkopit, e cila deri në shekullin e 6 ka qenë në qytetin antik Bilis - një nga qendrat kryesore të episkopisë në Epir.

Sot me ndihmën e shtetit bullgar janë rivendosur kishat në fshatrat në Golloborda - Stebleva dhe Gjinevec. Këto kisha datojnë nga koha e Ekzarkisë Bullgare, kur rajoni ka qenë pranë Mitropolisë së Dibrës. Në periudhën e shekujve 9-11 këtu është zhvilluar ndërtimi më i madh kishtar. Nga rajonet me popullsi kompakte bullgare, sot të krishterët ortodoksë kanë mbetur kryesisht në Prespën e Vogël, derisa në Gollobordë dhe Gora janë myslimanë.

Oborri i Kishës së Shpërfytyrimit në fshatin HerbelKjo popullsi është bullgare dhe për nga gjuha dhe për nga vetëdija. Ata flasin dialektet më perëndimore bullgare. Sipas akademikut Miletiç dhe akademikut Ballan në të folurin e tyre është ruajtur më mirë elementi i gjuhës së vjetër bullgare, e cila është shumë larg normës letrare. Në një shkallë të madhe është ruajtur toponimia, thotë doktori Kolev dhe përgjithëson:

Bullgarët në Shqipëri janë një fragment i historisë dhe i kulturës së lashtë bullgare, e cila ka shpëtuar dhe mbijetuar pavarësisht nga kthesat e historisë ballkanike.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: bg.wikipedia.org

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна