Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Ivan Geshev – i vetëm në betejën për kryeprokuror

Ivan Geshev
Снимка: BGNES

Zëvendëskryeprokurori Ivan Geshev është nominimi i vetëm për kryeprokuror të Bullgarisë. Atë e përkrahu tërë Kolegjiumi i Prokurorisë së Këshillit të Lartë Gjyqësor, Asociacioni i Prokurorëve, Dhoma e Hetuesve, kryeprokurori i tanishëm Sotir Cacarov. Para disa muajsh Geshev ishte kategorik se nuk do të marrë pjesë në garë. “Siç duket më ka përkrahur tërë bashkësia profesionale”, komentoi situatën e tanishme kandidati. Sot ishte dita e fundit e ngritjes së kandidaturëve. “Procedura është e mbyllur që në hapjen e saj. Për këtë flet uniteti në nominim, me përkrahjen e kryeprokurorit të tanishëm” – mendojnë nga iniciativa e qytetarëve “Drejtësi për çdonjërin”. Sonte në kryeqytet organizohet protesta e radhës kundër zgjedhjes së Geshevit. Votimi i kandidaturës do të zhvillohet më 24 tetor.

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени