Pothuaj 100 pelegrinë nisën më 1 korrik nga qyteti Veliko Tërnovo (Bullgari Veriore) dhe kaluan distancën prej 600 kilometra deri në Manastirin e Rillës (Bullgari Jugperëndimore) duke e ndjekur “Rrugën e Shenjtë”. Ngjarja ishte organizuar me rastin e përvjetorit të 550-të të zhvendosjes së relikeve të Shën Ivan Rillski nga qyteti Tërnovo në vendin e shenjtë në malin e Rillës.