Eмисия новини
от 21.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Milena Selimi: “Unë e quaj Bullgarinë vendin tim”

“Fizika e trishtimit” e Georgi Gospodinovit së shpejti në libraritë shqiptare

Автор:
Prezantimi i përkthyeses Milena Selëimi në diskutimin e organizuar në Shtëpinë për Letërsi dhe Përkthime me moderatore profesoreshë Rusana Bejleri (djathtas) nga Universiteti i Sofjes

Milena Selimi ka studiuar në Universitetin e Tiranës në degën e gjuhës dhe letërsisë shqipe. Pastaj ka bërë dhe specializim në fushën e gazetarisë dhe mediave në Universitetin e Sofjes. Shumë vite me radhë ka punuar në Radio Tirana, ka qenë redaktore e përgjithshme në gazetat Kult, Jeta dhe ABC dhe korrespondente e BBC-së. Është autore e shumë skenarëve për teatrin e fëmijëve. Që nga viti 2013 punon si këshilltare në Ministrinë e Kulturës. Milena Selimi është përkthyese profesionale nga bullgarishtja, italishtja, maqedonishtja, serbishtja dhe kroatishtja. Është autore e romanit “Nata e një Gruaje” dhe e përmbledhjes së poezive “Muzgu binjak me ëndrrën”.Është pjesëmarrëse aktive në forume për letërsi, gazetari, dramaturgji dhe përkthime të organizuara nga rrjeti evropian për letërsi dhe libra “Traduki”.

Në vazhdim të një muaji ajo ishte në Sofje si rezidente e Shtëpisë për Letërsi dhe Përkthime të fondacionit “Faqja Tjetër” (Next Page Foundation), për të punuar mbi përkthimin e saj të tretë nga gjuha bullgare – “Fizika e Trishtimit” të Georgi Gospodinovit. Ju ftojmë të dëgjoni intervistën me të të dhënë për Radio Bullgarinë pas qëndrimit të saj në Sofje, në të cilën ajo na tregoi për takimet e saj interesante në kryeqytetin bullgar, për familjen dhe rrënjët e saj bullgare, për veprimtarinë e saj kushtuar lidhjeve kulturore ndërmjet Bullgarisë dhe Shqipërisë, për popullarizimin e letërsive të vogla të Ballkanit në Shqipëri...

Foto: npage.org

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!