Një nga kompanitë më të mëdha në Korenë e Jugut po analizon mundësitë që i ofrojnë Bullgaria dhe akoma dy vende të tjera për investim me vlerë 1,5 mlrd. euro, bëri të ditur në Seul Ministri i ekonomisë i Bullgarisë Emill Karanikollov. Ai merr pjesë në delegacionin në krye me Kryeministrin Bojko Borisov, i cili është për vizitë zyrtare në Korenë e Jugut.
Karanikollov shpjegoi se bëhet fjalë për një uzinë për bateri automjetesh, të cilat mund të përdoren nga kompanitë e ndryshme. Projekti nuk është lidhur me “Hyundai” apo “Volkswagen”.
Ne selinë qendrore të “Hyndai”-it do të diskutohen mundësitë për krijimin në Bullgari të një qendre për testime të automjeteve autonome dhe të automjeteve elektrike, kështu edhe për ndërtimin e uzinave për prodhimin e pjesëve të këmbimit.