Eмисия новини
от 15.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Ministria e turizmit krijoi një linjë urgjente telefonike pas falimentimit të “Thomas Cook”

Ministria e Turizmit
Снимка: BGNES

Pas falimentimit të shoqërive bijë të “Thomas Cook” në Gjermani, Austri dhe Poloni të gjitha 5940 turistët e tyre, të cilët po ndodhen në Bullgari me prenotime deri më 13 tetor do të mund të kthehen në vendet e tyre. Shpenzimet e lidhura me qëndrimin dhe transportimin e tyre do të paguhen nga kompanitë e sigurimeve. Për “Thomas Cook” në Gjermani kjo është “Zurich Ensurance”, shpjegoi Ministrja e turizmit Nikolina Angellkova.

Po punon një linjë e re telefonike në Ministrinë e Turizmin, ku të prekurit mund të kërkojnë informacione. Ministria ka dërguar përfaqësues të saj në hotelet ku po ndodhen turistët e kompanive të falimentuara. Mysafirët e hoteleve do të mund t’i ndërpresin apo t’i vazhdojnë pushimet e tyre sipas mundësive dhe dëshirave të tyre.  


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени