Eмисия новини
от 15.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Sonja Jonçeva prezanton në Sofje një program prej veprave të Puçinit

Снимка: sonyayoncheva.com

Prima opreristike Sonja Jonçeva do të këndojë në sallën e koncerteve “Bullgaria” në Sofje, e shoqëruar nga Filarmonia e Sofjes me dirigjent Najden Todorov – dirigjenti i përgjithshëm i orkestrës sonë kombëtare.

Bullgarja e talentuar kthehet në Bullgari pas mungesës së saj pothuaj një vjeçare. Le të kujtojmë se gjatë vitit 2017 ajo prezantoi për herë të parë programin e saj me vepra të Verdit në sallën e parë të Pallatit Kombëtar të Kulturës nën dirigjimin e bashkëshortit të saj Domingo Hidonjan. Në vitin 2018 ajo ishte pjesë e koncertit të Filarmonisë së Sofjes (përsëri me dirigjent Najden Todorov) në BOZAR në Bruksel – një nga sallat më prestigjioze për koncerte në botë, në ceremoninë e hapjes zyrtare të Presidencës bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Vetëm para disa ditësh , më 9 nëntor në Hamburg, në një nga skenat më prestigjioze – Sallën e Madhe të Elbphilharmonie, këngëtarja operistike doli për herë të parë para publikut pas mungesës së saj katër muajsh , bashkë me Filarmoninë gjermane veriperëndimore – Nordwestdeutsche Philharmonie. Dirigjenti i këtij koncerti, bullgari Boian Videnoff, është themeluesi i filarmonisë Mannheimer Philharmoniker. Veprat, të cilat sonte do t’i interpretojë Sonja Jonçeva, tingëlluan dhe më 13 nëntor në Moskë, në sallën “Çajkovski”, ku ajo u prezantua në shoqërim të Orkestrës simfonike akademike “Evgenij Svetllanov” me dirigjent Diego Mateus.

Këto shfaqje të Sonja Jonçevës provokojnë emocione të shumta ndër melomanët – për shkak të zërit të saj të shkëlqyer, pranisë magjepsëse skenike, por edhe sepse para një muaji ajo u bë nënë për herë të dytë. Bullgarja është ndër favoritet e publikut operistik në botë. Është ndër pak artistët në historinë e Metropolitan Opera që për një sezon ka marrë pjesë në tri spektakle, secili prej të cilave është transmetuar live në 2000 teatro kinematografike në tërë botën. Karriera e saj e suksesshme është lidhur me La Scala, Opera e Bavarit, Opera e Berlinit, e Vjenës dhe Parisit...

Më 15 nëntor në sallën Bullgaria në kryeqytet bashkë me Sonja Jonçeva në duet do të këndojë tenorin e ri Mihaill Mihajllov – laureat i konkurseve ndërkombëtare “Panço Vlladigerov” dhe “Gena Dimitrova”.

Përpiloi: Albena Bezovska

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна