Eмисия новини
от 18.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Bullgaria do të krijojë Muze të poetit revolucionar Hristo Botev në Zadunaevka

Снимка: arkiv

Nënpresidentja Ilijana Jotova prezantoi para Këshillit për Bullgarët Jashtë Shtetit iniciativën për krijimin e një muzeu të poetit revolucionar Hristo Botev në fshatin ukrainas Zadunaevka. Ai do të rregullohet në shtëpinë e Toma Vakarenkovit në të cilën në vitet 1866-1867 jetonte dhe punonte si mësues krijuesi Hristo Botev. Në mbledhje u diskutuan edhe ndryshimet të cilat lehtësojnë mësimin e studentëve nga diasporat bullgare. Bullgaria është një vend tërheqës ku bullgarët e diasporave historike mund të bëjnë studime, theksoi nënpresidentja. Ajo edhe një herë foli për domosdoshmërinë e krijimit të një regjistri të studentëve që kanë mbaruar në Bullgari.

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени