Eмисия новини
от 18.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Ministri i financave: Vasill Bozhkov është bullgari i radhës që fshihet nga drejtësia

Ministri i Financave Vlladisllav Goranov
Снимка: BGNES

Ministri i financave Vlladisllav Goranov nguli këmbë që afaristi Vasill Bozhkov të paguajë borxhin e vet ndaj shtetit me përmasë 700 mln leva (359 mln euro) nga taksa të papaguara. Ai bëri të ditur se “bosi i lojërave të fatit”, i cili ka 11 akuza në Bullgari, përfshi këtu dhe akuza për tregti me ndikim dhe për pronësi të paligjshme të pasurive kulturore, është bullgari i radhës i cili fshihet nga drejtësia.

“Të gjitha kontaktet e mia sa i përket këtij biznesi kanë qenë personalisht me Goranovin dhe kam shumë prova për këtë” – deklaroi nga Dubai Bozhkovi në një intervistë për televizionin BTV. Ai i bëri thirrje Goranovit për të zbatuar premtimin e tij dhe të japë dorëheqje, në qoftë se vërtetohet se ai ka pasur informacion për kursimin e miliona tatimeve nga lojërat e fatit.

Bozhkovi shpalli se tashmë është i çliruar, pasi më herët ishte kapur me kërkesë të autoriteteve bullgare, por askush nga prokuroria nuk e ka kërkuar.
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна