Kocka njerëzore të zbuluara në shpellën “Baço Kiro” në Bullgari lejojnë të mendohet se Homo sapiens ka ardhur në Evropë disa mijëvjeçare më herët se sa konsiderohej dhe e ka ndarë Kontinentin e Vjetër me neandertalët. Shkencëtarë nga Instituti i Antropologjisë “Max Planck” në Gjermani analizuan 4 fragmente prej kockave dhe një dhëmbë dhe zbuluan se datojnë që para 46 mijë vitesh.
Shkencëtarët supozojnë se Homo sapiens ka ardhur nga Afrika para afro 47 mijë vitesh përmes Luginës së Danubit, e cila është shfrytëzuar si rrugë për popullim.