Kryeprokurori të prezantojë raport në Kuvendin Popullor për veprimtarinë e Prokurorisë në periudhën janar-gusht – votoi Parlamenti.
Propozimi i Partisë Socialiste Bullgare (BSP) u përkrah pothuajse njëzëri. “Pro” ishin 179 deputetë, ndërsa “kundër” – vetëm një. Deputeti nga e majta Krum Zarkov deklaroi se me veprimet e veta Geshev ka kontribuuar për pakënaqësinë e popullit dhe ajo është një prej shkaseve për protestat që po vazhdojnë në vend, ku qytetarët ngulin këmbë për dorëheqjen e Kryeprokurorit.
Raporti do të prezantohet vjeshtën sepse gjatë muajit gusht deputetët do të pushojnë. Vetë Kryeprokurori Ivan Geshev gjithashtu është me leje.