Incizimi me zërin eventual të Kryeministrit Bojko Borisov, i cili më 12 qershor u përhap në media, është autentik, deklaroi para BNR-së eurodeputetja Elena Jonçeva nga grupi i socialistëve dhe demokratëve, duke u mbështetur tek konkluzioni i një laboratori të autoritetshëm amerikan.
“Incizimi tregon se te ne nuk ka ndarje të autoriteteve dhe se vendi ynë udhëhiqet nga një njeri autoritar, i cili bën porosi me anë të telefonit se cila firmë private të goditet dhe cili oponent politik të digjet”, komentoi ajo.
Sipas saj është me rëndësi që duke qenë pranë Bojko Borisovit liderët evropianë të ndihen të komprometuar politikisht. Ata e dinë se çfarë përbën Bojko Borisovi dhe disponojnë informacion të mjaftueshëm, nënvizoi Jonçeva.