Eмисия новини
от 21.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Trafiku përreth Universitetit të Sofjes u ndalua

| обновено на 02.08.20 в 15:22
Снимка: Dobromir Videv

Ditën e 24 të protestave antiqeveritare në Sofje përfundoi me mbylljen e një udhëkryqi tjetër. Që nga dje në mbrëmje lëvizja rreth Universitetit të Sofjes u bllokua nga tenda të protestuesve kundër qeverisë. Në vend ka vetura të policisë të cilët e mbyllën të gjitha korsit në drejtim të Urës së Shqiponjave. Shkaku për këtë është refuzimi i policisë që t’u lejojë të kalojë një autobus të nënave të fëmijëve me aftësi të kufizuara nga Organizata “Sistemi na vret”. Para kësaj nënat organizuan demonstratë para shtëpisë së kryeministrit Bojko Borisov në Bankja. Pas kësaj u bënë provë t’u bashkohen protestuesve në Urën e Shqiponjave. Organet e rendit shpjeguan se gratë mund të vazhdojnë më këmbë, sepse Ura e Shqiponjave është e mbyllur dhe mjete transportuese aty nuk lëvizen, transmetoi një reporteri i RKB. Për shkak të udhëkryqeve të mbyllura nga protestuesit itineraret e transportit urban janë të ndryshuara.

Autobusi i nënave nga Organizata “Sistemi na vret” akoma është në kryqëzimi para Universitetit të Sofjes, ndërsa trafiku vazhdon të jetë ndaluar.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна