Ditën e 28 të protestave antiqeveritare në Sofje për shkak të konferencës së partisë GERB në “Sofja Tehpark” organizata “Rrjet proteste” thirri një “kontra-konferencë masive për dorëheqje”.
Në kryeqytet mbeten të bllokuara tri udhëkryqe kryesore, transmetoi një korrespondent i BNR-së.
Para mesnatës dhjetëra protestues bënë provë që të bllokojnë me kamp çadrash trafikun drejt pikëkalimit kufitar për në Turqi “Kapitan Andreevo”. Pasi u zhvilluan bisedime me protestuesit ata u rrethuan dhe u shtynë nga policia.
Grupi në Facebook “Nuk e përkrah protestën” grumbulloi nënshkrime në përkrahje të ankesës në Prokurori për huliganizëm dhe cinizëm nga ana e protestuesve, bëri të ditur BNR. Ankesa është kundër bllokimit të udhëkryqeve, ndërsa iniciatorët e saj mbrojnë të drejtën e vet të lëvizjes së lirë, të punës dhe të pushimeve.