Eмисия новини
от 21.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Vendimi për heqjen e bllokadave është marrë nga Këshilli i Koalicionit

Valeri Simeonov
Снимка: BGNES

Nuk mund të përgjigjem se kush propozoi heqjen e bllokadave me çadra. Në Këshillin e Koalicionit e diskutonim në vazhdim të një ore çështjen dhe arritëm në përfundimin se policia duhet ta kryejë punën e vet, tha lideri i Frontit Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë Valeri Simeonov.

Para Televizionit Nova zëvendëskryetari i Parlamentit deklaroi se GERB dhe Patriotët e Bashkuar janë zgjedhur nga mbi 1.5 mln vota në zgjedhjet e rregullta. Do të ketë zgjedhje, por pas 6 muajve. Nuk mendojmë se kërkesat e protestuesve janë serioze. Ata nuk kanë platformë ideore. Po shoh luftë për pushtet, por jo në mënyrë kushtetuese.

Në Këshillin e Koalicionit nuk është shqyrtuar ideja e deputetit Georgi Markov për impeachment të Presidentit Rumen Radev, saktësoi Simeonov.
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени