Infermieret e rajoneve të ndryshme të vendit që nga 17 gushti dalin në një protestë pa afat dhe do të krijojnë një kamp me tenda para Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas kryetares së Sindikatës së Specialistëve Mjekësorë Bullgarë Maja Ilieva, pushtetarët neglizhojnë specialistët mjekësorë. Ajo tha se anë në Kontratën Kombëtare janë vetëm mjekët ndërsa specialistët e tjerë mjekësorë janë të përjashtuar. Sipas saj asnjeri nuk interesohet se specialistët mjekësorë nuk kanë pushuar prej kohe dhe janë të lodhur sepse nuk ka se kush të punojë.