Eмисия новини
от 15.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Bullgarët në Stamboll kërkojnë nga Patrikana Ekumenike prift bullgar

Kisha "Shën Stefani" në Stamboll
Снимка: BGNES

Pothuajse një muaj një prift i Patrikanës Ekumenike kujdeset për komunitetin bullgar në Stamboll. Prifti i deritanishëm u kthye në Bullgari dhe në vendin e tij patriku ekumenik Vartholomeu emëroi një klerik të vet. Kështu u shkel tradita që bashkësia bullgare në Stamboll të propozojë një prift bullgar i cili emërohet nga patriku ekumenik. Dekada me radhë prifti zgjidhej në frymën e mirëkuptimit reciprok me Patrikanën Bullgare.

Bullgarët në Stamboll presin qëndrimin zyrtar të Sinodit të Shenjtë duke ngulur këmbë që tradita të respektohet. E pikërisht prift zgjedhur nga Bullgaria dhe emëruar me bekimin dhe miratimin e Patrikanës Ekumenike. Këtë e tha para BNR Hristo Kopano – anëtar i kujdestarisë bullgare.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна